Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen postime të cilat pretendohen rrejshëm të paraqiten si lojë shpërblyese

HIBRID

Disa faqe me përmbajtje në gjuhën shqipe në Facebook kanë postuar një fotografi ku shihen disa kartëmonedha 100 euroshe të cilat janë të palosura.

Këto faqe në përshkrimin e këtij postimi të ilustruar me fotografinë e kartëmonedhave, kanë pretenduar se personat që gjejnë vlerën totale të këtyre parave, do të shpërblehen me nga 100 euro. Pra, përmes përshkrimit, lë të kuptohet se bëhet fjalë për një lojë shpërblyese.

Në përshkrim të fotografisë shkruan: “Sa para janë në foto, nëse e gjen, e fiton një 100-she, 90% gabojnë”.

Hibrid.info ka verifikuar postimet e bëra nga këto faqe, të cilat rezultojnë të jenë mashtruese. Kjo për faktin që në këtë “lojë shpërblyese” mungojnë të dhënat apo informacionet shtesë, të domosdoshme për selektimin e fituesve potencialë.

Postimin e kësaj “loje shpërblyese” mund ta gjeni duke klikuar këtu në Facebook-faqet me emrat “Dafinë”, “Kosovari”, “Vajtuse_Shum_Të_Mira”, “Muzikë për shpirt”, “Suksesi”, “Gostivari City” dhe faqja “Zyrtare”.

Këto faqe të lartcekura, në këtë postim kanë shtyrë lexuesit që të komentojnë shumën totale të parave të paraqitura në fotografi dhe, si rezultat i kësaj, ato kanë arritur të grumbullojnë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se faqja “Gostivari City”, me aq sa mund të vërtetohet, ka publikuar e para postimin me këtë fotografi me pretendimin ta paraqes atw si “lojë shpërblyese” (11 korrik, ora 12:46), të cilën më pas e kanë publikuar edhe faqet tjera të lartcekura. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë postuar një fotografi me pretendim të rremë për një lojë shpërblyese, duke i shtyrë lexuesit të komentojnë në postim.

Se kjo lojë shpërblyese është mashtruese, e tregon fakti se në të nuk kërkohen informacione ose të dhëna shtesë që tregojnë procedurat se si një lexues mund të fitojë shpërblimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim nga këto faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere