Të fundit | Deklarata atribuuar Mesiqit rreth UÇK-së dhe Thaçit, është e sajuar Të fundit | Pretendohet rrejshëm se një litër naftë në një pompë në Shkup kushton 1.16… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Sali Berisha ka vdekur Të fundit | Titulli nuk specifikon se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë Të fundit | Duncan nuk e bëri këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Videoja e vitit 2024 me Kurtin, Ramën dhe Taravarin në Shkup paraqitet rrej… Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për aktgjykimin në Hagë, deklarata t… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Gjykata Speciale ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj i… Të fundit | Kush janë mbrojtësit e integritetit të informacionit? Të fundit | Imazhi i gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet rrejshëm si flamur…
[ ARTIKULLI ]

Përmbajtja nga një faqe satirike paraqitet si e vërtetë

HIBRID

Shkroi: Hyrije Mehmeti

Përmes një postimi të bërë më 19 qershor, pretendohet se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës së Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës.

Në postimin e publikuar nga llogaria “Prishtina” në rrjetin social Facebook, thuhet se deputeti Bajqinovci e ka shpërndarë artikullin e koha.net me titull “Zyrtare, Çeku kandidat i VV-së  për Prishtinën” me mbishkrimin “Zoti e prehte ne paqe kandidaturen time. Ngushllime”.

Këtë postim të pretenduar nga Bajqinovci llogaria “Prishtina” e ka shpërndarë me mbishkrimin “Vjen reagimi i pare pas kandidatures se Hajrullah Qekut per Kryetar te Prishtines”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një postim dhe koment i tillë nuk është bërë nga Mefail Bajqinovci. Postimi i njëjtë është gjetur i publikuar në Facebook nga faqja satirike “Coolnfresh Magazine”.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Vjen reagimi i pare pas kandidatures se Hajrullah Qekut per Kryetar te Prishtines”, dhe “Zoti e prehte ne paqe kandidaturen time. Ngushllime” por që kjo deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjë burim kredibil. (shih këtu dhe këtu)

Po ashtu, në llogarinë zyrtare të deputetit Bajqinovci në Facebook, nuk figuron një deklaratë e tillë e dhënë nga ai. Madje, ai në llogarinë e tij personale në Facebook, më 19 qershor, ka shpërndarë postimin e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes të cilit është bërë e ditur kandidatura e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës.


Analiza:

Përmes një postimi në Facebook pretendohet se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës së Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës.

Hibrid.info ka vërtetuar se një deklaratë e tillë nuk është bërë nga deputeti në fjalë, por e njëjta është gjetur e publikuar nga një faqe satirike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar në Facebook si “Satirë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjet informative të cilat përdorin mjetet letrare si talljen dhe ironinë për të interpretuar zhvillimet e ndryshme që ndodhin. Kjo në vetë nuk përbën problem përderisa bëhet e ditur se përmbajtja në fjalë është satirike apo publikuesi njihet si publikues satirik. Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet se ky lloj i përmbajtjes në situata ta caktuara merret e mirëqenë pa marrë parasysh faktin se është përmbajtje satirike. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere