Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për karantinimin e Shqipërisë dhe Kosovës është i rremë

HIBRID

Faqja në Facebook “Express Gazeta” ka publikuar një artikull me pretendim se Kosova dhe Shqipëria do të hyjnë në karantinë si pasojë e masave anti-Covid.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Artikulli i postuar në Facebook nga “Express Gazeta” është publikuar më 6 shtator të këtij viti nga portali i dyshimtë “worldnews83.com”.

Në tekst gjendet një deklaratë e botuesit dhe konspiracionistit nga Shqipëria, Alfred Cako, i cili në muajin tetor të vitit 2020 kishte pretenduar se e gjithë Europa dhe bota po shkon drejt një mbylljeje të dytë në datën 28 tetor.

Pra, artikulli është i vjetër dhe nuk ka asgjë aktuale rreth karantinës në Shqipëri dhe Kosovë, siç pretendohet në këtë artikull.


Vegëza e postimit të artikullit në Facebook nga faqja “Express Gazeta”:

https://www.facebook.com/101366028594470/posts/282463870484684/


Vegëza e artikullit të publikuar në  “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/e-tmerrshme-shqiperia-dhe-kosova-nga-kjo-date-ne-karantlne/?fbclid=IwAR09NuYVXBJYplhB6yiskaDr7PBGboSzQe8lJrhBwn_FXJrcnAynIGCApYE

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (17 tetor 2020) nga portali joq-albania.com.

Vegëza e artikullit të publikuar në “joq-albania.com”:

https://joq-albania.com/artikull/794475.html?fbclid=IwAR0ppv8PA899fSqUq6wIfLkD4BLi21am2q7uXXW-dJPd7lHMt10HKY2XpLQ


Analiza:

Faqja në Facebook “Express Gazeta” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, të cilit i ka vënë titull të rremë se gjoja Shqipëria dhe Kosova do të hyjnë në karantinë shkaku i Covid-19.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere