[email protected]
Një opinion për kohën e liberalizimit të vizave, paraqitet si lajm
shape
shape
shape

Portali informative “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Festë e madhe për qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti, vjen liberalizimi i vizave”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info rezulton që, titulli dhe fotografia, të mos i përgjigjen përmbajtjes. Pretendimi i bërë në titull të këtij artikulli, në fakt, është i bazuar vetëm në një opinion të analistit, Blerim Burjani, dhe jo të një qëndrimi zyrtar të ndonjë institucioni relevant për këtë çështje.

Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk është adekuate, që nuk e bënë të qartë se pretendimi është i ngritur nga një person relevant, në këtë rast opinionisti Burjani. Fotografia është ilustrim dhe jo fotografia e personit që e paraqet pretendimin në fjalë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Deri në fund të këtij viti gjasat janë reale që të ndodhë liberalizimi i vizave. Kosovarët kanë merituar shumë më heret libralizimin por kjo nuk ndodhi dri më tash për shkak të byrokracisë dhe paragjykimeve politike për Kosovën.

– E vërteta ësht se ka shumë njerëz të pakënaqur në Kosovë për shkak të politikes 22 vjcare të dëmshme për qytetarëët e Kosovës. Shumica janë të dëshpruar me politikën në Kosovën. Politikanët analfabeta qe 22 vjet e kanë sjellë Kosovën këtu ku është me e përplot pakanqësi, plotë tensione e nevozë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/629231/feste-e-madhe-per-qytetaret-e-kosoves-ne-fund-te-ketij-viti-vjen-liberalizimi-i-vizave/?fbclid=IwAR0S6XKtHkt7FwiH0UtFof-5sgdtP8amHTdZiv16lmrldmZetRITyfmTRx8


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se ende nuk ka datë të saktë për liberalizimin e vizave për Kosovën, hibrid.info ka gjetur intervistën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila më 1 korrik në emisionin “DPT te Fidani” në T7 tha se askush nuk e di datën e saktë se kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Sot askush, as institucionet tona e as unë si ministre e Jashtme, por edhe asnjë përfaqësues i BE-së, nuk mund ta thonë datën e saktë se kur mund të ketë lëvizje të lirë. Sot askush nuk e di kur do të jetë hapi final dhe kur do të largohen vizat për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Gërvalla.

Intervistën e plotë të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një opinion të analistit Blerim Burjani, lidhur me liberalizimin e vizave.

Ndërsa në titullin e vendosur e ka paraqitur atë si lajm, duke lënë të kuptohet se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others