Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

Përmbajtje mashtruese që pretendon se mund të fitoni veturë nga një lojë shpërblyese të “Viva Fresh Store”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një postim me dy imazhe, ku shfaqet një objekt i marketit “Viva Fresh Store” dhe disa vetura, me mbishkrimin që thotë: Me rastin e ditëlindjes së ???????????????? ???????????????????? ????????????????????, vendosëm të dhurojmë 3 makina të reja deri më 25.01.25. Shkruani muajin tuaj të lindjes, për shembull “Nëntor”.

Ky postim është bërë sot (22 janar) nga një faqe me emrin “???????????????? ???????????????????? ????????????????????.????????????????”.

Cila është e vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky postim është i rremë pasi që faqja, e cila e ka publikuar përmbajtjen nuk është zyrtare

Në bazë të komenteve në publikim, mund të vlerësohet se lexuesi mund ta marrë si të vërtetë përmbajtjen.


Hibrid.info ka gjetur se publikimi nuk është bërë nga faqja zyrtare e këtij marketi. Pas hulumtimit manual është gjetur një postim nga faqja zyrtare në Facebook me emrin “Viva Fresh Store”, ku janë hedhur poshtë pretendimet për lojë shpërblyese nga ky market.

Reagimi i “Viva Fresh Store”:

”Njoftim i rëndësishëm për të gjithë konsumatorët tanë!

Ditët e fundit kemi pranuar mesazhe dhe thirrje nga konsumatorët tanë në lidhje me një lojë shpërblyese që po qarkullon në emrin e Viva Fresh. Ju njoftojmë zyrtarisht se kjo lojë nuk ka lidhje me ne.

Për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga mashtrimet, ju lutemi të keni parasysh këto:

Faqja zyrtare e Viva Fresh është vetëm kjo, ku po lexoni këtë postim. Çdo tjetër që përdor emrin tonë është mashtrim.

Ne nuk kërkojmë asnjëherë të dhëna personale, të dhëna bankare ose pagesa për të marrë pjesë në ndonjë lojë shpërblyese apo aktivitet promovues.

Nëse ndeshni njoftime të dyshimta që pretendojnë të jenë nga Viva Fresh, ju inkurajojmë të na i raportoni menjëherë.

Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme! Kujdesuni që të jeni gjithmonë të informuar dhe të mos bini pre e këtyre mashtrimeve.”


Analiza:

Një faqe në Facebook e quajtur “???????????????? ???????????????????? ????????????????????.????????????????”  ka pretenduar rrejshëm se do t’i dhurojë tri vetura për nder të ditëlindjes së këtij marketi.

Në bazë të reagimit të faqes zyrtare të marketit, është sqaruar se përmbajtja është mashtruese dhe faqja e lartcekur nuk është zyrtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere