Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Përmes titullit nuk tregohet që ngjarja ka ndodhur në Belgjikë

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

“Rasti tronditës, 14-vjeçarja përdhunohet nga 12 persona. 11-vjeçari bënte rojen”, është titulli i artikullit të shoqëruar me një fotografi të një pylli, i publikuar në portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Belgjika është vendi për të cilin është raportuar se ka ndodhur përdhunimi nga 12 persona i një 14-vjeçareje. Megjithatë, në artikujt e publikuar të hënën (13 maj), mediumet informative në gjuhën shqipe “a2news.com”, “botapress.info” e “oranews.tv” nuk e kanë përmendur lokacionin në titull.

Përmbajtja e artikullit është e njëjtë në të tri mediumet. Qysh në fillim të artikullit tregohet se po raportohet për një rast që ka ndodhur në Belgjikë.


Vegëzat e artikujve të publikuar në portalet “a2news.com”, “botapress.info” e “oranews.tv”:

https://archive.is/a3bfm

https://archive.is/EZDu7

https://archive.is/LXL2w


Artikulli është shpërndarë edhe në rrjete sociale me titullin e njëjtë gjithëpërfshirës. Pasi që mediumet e lartcekura janë që veprojnë në gjuhën shqipe, mosdhënia e informacioneve për vendin, lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit.

 Kjo ka ndodhur në faqen “RTV Ora” në Facebook që ka shpërndarë vegëzën e “oranews.tv”. Aty postimi ka marrë komente që lënë të kuptojnë se disa prej komentuesve kanë menduar se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri.

Screenshot i komenteve në postimin e faqes RTV Ora në Facebook


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në median belge “The Brussels Time”. (shih këtu)


Analiza:

Portalet informative “a2news.com”, “botapress.info” e “oranews.tv” kanë publikuar një artikull për një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur në Belgjikë, por që në tituj dhe në shpërndarjen e tyre në Facebook nuk e kanë treguar vendin e ngjarjes.

E në përmbajtje të artikujve sqarohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin belg, Kortrijk.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere