Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb… Të fundit | Imazhi i Kryeministrisë në flakë gjatë protestave në Tiranë është i gjeneru… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti po e mbështet Listën Studentore në Serbi përm… Të fundit | Titulli nuk e specifikon se 1 mijë euro për të porsalindurit ofrohen në Gre… Të fundit | Podesta nuk ka thënë se “Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në kë… Të fundit | Imazhe të gjeneruara me IA paraqiten rrejshëm si pamje nga protestat në Tir… Të fundit | Mediat ruse dhe serbe pretendojnë rrejshëm se Kosova po përgatitet për luft… Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt…
[ ARTIKULLI ]

Podesta nuk ka thënë se “Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në këmbim të rrugës evropiane”

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Një postim në Facebook i atribuon Podestas deklarata për UÇK-në dhe Evropën, por citimi nuk gjendet në burimet e identifikuara.

Përmes një postimi në Facebook pretendohet se politikani amerikan John Podesta ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në këmbim të rrugës evropiane dhe se Evropa po e sakrifikon historinë e Kosovës në interes të Serbisë.

“Rruga evropiane, në masë të madhe, është shtruar me asfalt rus”, thuhet gjithashtu në deklaratën që i atribuohet Podestës.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë dëshmi që konfirmon se Podesta e ka bërë këtë deklaratë.


FAKTET

Në postimin që qarkullon në Facebook, deklarata paraqitet si citim i John Podestas, por nuk shoqërohet me ndonjë burim që tregon se kur, ku apo në çfarë rrethanash ai i ka shqiptuar këto fjalë.

Kërkimet me emrin e John Podesta dhe pjesë të kësaj deklarate, në shqip dhe anglisht, nuk kanë nxjerrë ndonjë intervistë, fjalim, komunikatë apo raportim të besueshëm mediatik që e konfirmon autenticitetin e citimit.

Podesta është figurë e politikës amerikane, i cili ka shërbyer si shef i kabinetit të presidentit amerikan Bill Clinton.

Gjatë kërkimit, janë gjetur vetëm dy burime të vjetra ku John Podesta ka folur për Kosovën, përkatësisht një intervistë për PBS të vitit 2016 (shih këtu) dhe një artikull i publikuar nga Center for American Progress në vitin 2007 (shih këtu). Të dyja trajtojnë zhvillime politike që lidhen me Kosovën, por asnjëra nuk përmban deklaratën që po qarkullon në Facebook.

Hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë burim kredibil apo raportim të mediave që vërteton se Podesta ka thënë se Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në këmbim të rrugës evropiane, apo se Evropa po e sakrifikon historinë e Kosovës në interes të Serbisë.


Analiza

Përmes një postimi në Facebook pretendohet rrejshëm se politikani amerikan John Podesta ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në këmbim të rrugës evropiane.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime kredibile që e konfirmojnë këtë citim. Dy burimet e identifikuara ku Podesta ka folur për Kosovën, të publikuara më 2007 dhe 2016, nuk përmbajnë deklaratën që po qarkullon në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere