[email protected]
Policia demanton pretendimet e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për arrestimin e një qytetari serb në Jarinje si të motivuar etnikisht
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (28 mars) një artikull rreth arrestimit të një qytetari të nacionalitet serb (ish-polic) në pikën kufitare të Jarinjes, me pretendimin të paraqitet si veprim i motivuar etnikisht.

Përpjekjen për ta paraqitur arrestimin si incident të motivuar etnikisht e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) përmes një njoftimi të lëshuar në po të njëjtën datë.

Në njoftimin e këtij institucioni akuzohet Prishtina zyrtare për, siç thuhet, “vazhdimin e presionit dhe persekutimit të popullit serb në Kosovë”, ku natyra e këtij arrestimi, sipas njoftimit, pretendohet se është “i inskenuar dhe politik”.

Ndërsa Policia e Kosovës përmes reagimit zyrtar për ngjarjen japin informata që nuk ndërlidhen me pretendimin e bërë nga instutucion serb, rrjedhimisht edhe në disa media në gjuhën serbe që transmetuan këtë informacion.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/kancelarija-za-kim-danasnje-hapsenje-na-jarinju-nastavak-progona-srba-posebno?fbclid=IwAR1bGQ1Wts1TxxgywZqaRO72bGkcKqTIqPqf-ofE3bjqMjxRywlnJKD3_Kk

https://pink.rs/politika/490773/kancelarija-za-kim-danasnje-hapsenje-na-jarinju-nastavak-progona-srba-posebno-policajaca

https://www.blic.rs/vesti/politika/oglasila-se-kancelarija-za-kim-nakon-hapsenja-na-jarinu-nastavak-pritisaka-i-progona/zj1lvbk

Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:

https://www.facebook.com/KancelarijazaKiM/posts/pfbid04hwXiMwPnk7PorK6KRUkiQNrcs4J2B6pfjNfSwfLM1Q5EKJBXADYeJGRykhS5dGnl

Pjesë të artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se arrestimi i sotëm i ish-policit serb Miljan J. në Jarinje është vazhdimësi e presionit dhe persekutimit të popullit serb në Kosovë, veçanërisht ndaj policëve që hoqën uniformën e Policisë së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Pjesë të reagimit të Zyrës për Kosovën:

Arrestimi i një polici serb në Jarinje, vazhdimi i presionit dhe persekutimit të popullit serb në Kosovë e Metohi.

Kjo flet shumë për natyrën e këtij arrestimi të inskenuar dhe politik dhe paraqet synimet e Prishtinës për t’u marrë me serbët të cilët nuk mund t’i detyrojë t’i kthejnë në Policinë e Kosovës.


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për pretendimet e bëra më lartë nuk ofron fakte konkrete për t’i mbështetur ato.

Ndonëse mediat në gjuhën serbe pretenduan ta paraqesin rastin si arrestim me motiv etnik, ndërsa nëanën tjetër Policia e Kosovës jep të dhëna që përshkruajnë një rrjedh tjetër të ngjarjes. Nëpërmjet një komunikate të publikuar në Facebook Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.” (këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendojë ta paraqesë arrestimin e qytetarit të nacionalitetit serb (ish-policë) në pikën kufitare të Jarinjes, si të motivuar etnikisht.

Ky pretendim u demantua nga Policia e Kosovës ku nëpërmjet në një komunikate të publikuar në Facebook bënë të ditur se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others