Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Postim mashtrues me pretendimin se ofrohet mundësi subvencionimi me njësi banesore

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një përmbajtje me anë të së cilës pretendohet se gjatë nëntorit u miratua vendim për ofrimin e subvencionit për strehim, për 800 njësi banimi në Kosovë.

Në mbishkrimin e këtij postimi, pretendohet se duke klikuar vegëzën, ofrohet mundësia për aplikim. Ndërsa pretendohet se prioritet do të kenë shtetasit kosovarë dhe personat mbi 45 vjeç.

Postimi u publikua më 4 nëntor në Facebook nga faqja “Services de logement”.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Hibrid.info ka gjetur se mungojnë të dhënat bazike lidhur me këtë “subvencion”.

Ky pretendim është bërë përmes një imazhi në Facebook, të cilit i është integruar një vegëz që shfaqet pas klikimit në imazh.


Pas klikimit të vegëzës së përfshirë në imazhin e publikuar, ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë informacion mbi ndonjë institucion që ofron këtë mundësi. Në hapësirën e ueb-faqes shfaqen disa opsione, të cilat pas klikimit në to, të dërgojnë në faqe kompanish të huaja, të cilat nuk është se ofrojnë mundësinë e reklamuar, e aq më pak atë në gjuhën shqipe. (shih këtu)

Hibrid.info ka verifikuar kredibilitetin e kësaj ueb-faqeje përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scamdoc.com”. Rezultatet tregojnë se kjo ueb-faqe ka besueshmëri të ulët dhe është e dyshimtë (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar lidhur me faqen që e ka shpërndarë këtë postim në Facebook. Në seksionin “about”, shfaqet një adresë në SHBA (këtu). Ndërsa faqja figuron të jetë hapur më 29 gusht (këtu).


Analiza:

Përmbajtja që pretendon se ofrohet mundësi për subvencion për strehim në Kosovë, është e dyshimtë.

Në ueb-faqen e ofruar në postim, mungojnë informatat se kush e ofron këtë mundësi dhe publikuesi i përmbajtjes është i dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere