Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë dhe lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com”, ka publikuar një artikull me titull “Mblidhet Qeveria, pritet te ndahen mjete financiare për keto kategori”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit nëntor 2021, cili nuk ka të bëjë me asgjë me ndarjen e mjeteve financiare.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

Ndër pikat e rendit të ditës janë: shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2021, shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, shqyrtimi i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i draftit të konceptit-dokumentit për mbrojtjen e konsumatorit, etj.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/03/22/mblidhet-qeveria-pritet-te-ndahen-mjete-financiare-per-keto-kategori/?fbclid=IwAR1_0pGjdeaO6vkD65t7DDJjTogdJubvA05NaqCd7j4Gj5hfkNJWa01lHqM

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit, ku si rezultat është gjetur ky artikull, i cili është publikuar në disa media online në Kosovë me datë 24 nëntor 2021. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë “Mblidhet Qeveria, pritet te ndahen mjete financiare për këto kategori”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere