Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Emiri i Katarit nuk ka deklaruar se nëse nuk ndalohen bombardimet në Gaza, do të ndalet furnizimi me gaz në botë

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Bota Islame” ka publikuar një video-material (14 tetor) pjesë nga një fjalim i emirit te Katarit.

Në mbishkrimin e postit pretendohet se ai është deklaruar se në rast të mos ndalimit të bombardimit të Gazës, Katari do të ndalojë furnizimin me gaz në botë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtëtuar se video-materiali në fjalë, shfaq pamje nga fjalimi i Emirit të Katarit në vitin 2017 dhe ka të bëjë me çështjen e refugjatëve.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “Bota Islame”:

https://www.facebook.com/botaislame24/posts/pfbid029PLDjv69dZgonruLC57ygHFyaFfRtimqwhNDUs9TKF2cDkWvLbQY9bTvQV6HdVLTl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar në vitin 2017 në Youtube. (shih këtu)


Duke përdorur “Google Translate” hibrid.info ka gjetur se mbishkrimi në gjuhën arabe, vendosur video-materialit në Youtube, tregon se bëhet fjalë për një fjalim të emirit të Katarit në lidhje me krizën e refugjatëve. (shih më poshtë fotografinë e përkthyer me Google Lens)


Analiza:

Një faqe në facebook ka publikuar një video-material me një fjalim të emirit të Katarit, nga mbishkrimi i cilës pretendohet se ai ështe deklaruar se Katari do ta ndalojë furnizimin me gaz në botë, nëse nuk ndalen bombardimet në Gaza.

Por që pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se ka të bëjë me një fjalim të emirit të Katarit, të mbajtur në vitin 2017, në raport me krizën e refugjatëve.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere