Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për arrestimin e ushtarëve amerikanë nga iranianët, imazhet rezultojnë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Një faqe në Facebook me emrin “Llërca Sot” më 5 mars ka publikuar dy fotografi duke pretenduar se ato paraqesin ushtarë amerikanë të arrestuar nga forcat iraniane.

Në imazhe shihen disa persona me uniforma ushtarake të gjunjëzuar, ndërsa rreth tyre qëndrojnë persona të armatosur dhe në prapavijë shfaqet flamuri i Iranit.

Gjithashtu në fotografi vërehet edhe një portret i liderit suprem iranian, Ali Khamenei.

Verifikimi i fotografive

Pas verifikimit të këtyre fotografive rezulton se ato nuk paraqesin një ngjarje reale. Analiza e imazheve përmes platformës për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale Hive Moderation sugjeron se fotografitë janë krijuar me inteligjencë artificiale me probabilitet shumë të lartë (99.9%).

Përveç verifikimit përmes mjeteve teknologjike, edhe vetë përmbajtja vizuale e fotografisë përmban disa elemente që e bëjnë atë të dyshimtë dhe sugjerojnë se mund të jetë e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Një nga elementet që e bën fotografinë të dyshimtë është kompozimi i saj shumë i inskenuar: të gjithë personat e gjunjëzuar janë të rreshtuar në mënyrë të rregullt dhe me pozicion pothuajse identik, gjë që shpesh vërehet në imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale.

Gjithashtu, disa detaje në fytyra, duar dhe pajisje ushtarake duken të paqarta ose të deformuara, gjë që është karakteristike për imazhet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Në imazh vërehet gjithashtu një element grafik që i atribuohet platformës së inteligjencës artificiale Google Gemini, që sugjeron se fotografia është krijuar përmes këtij mjeti. Këto elemente, të kombinuara me rezultatet e analizës teknike që tregojnë probabilitet shumë të lartë të gjenerimit me IA, e përforcojnë përfundimin se fotografia nuk paraqet një ngjarje reale, por është një imazh i krijuar artificialisht.

Po ashtu, gjatë verifikimit është gjetur se të njëjtat imazhe janë publikuar edhe nga faqe dhe llogari të ndryshme në media sociale në gjuhën angleze, duke u shoqëruar me pretendime të ngjashme për arrestimin e ushtarëve amerikanë nga forcat iraniane. Kjo tregon se përmbajtja është shpërndarë në mënyrë të gjerë në rrjete sociale, duke tentuar të krijojë përshtypjen e një zhvillimi real në kontekstin e tensioneve ndërkombëtare. (këtu, këtu)


Analiza

Në rrjete sociale janë publikuar imazhe me pretendimin se paraqesin arrestimin e ushtarëve amerikanë nga forcat iraniane.

Megjithatë, verifikimi i tyre përmes mjeteve të specializuara për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale tregon se ato janë krijuar me inteligjencë artificiale dhe nuk përfaqësojnë një ngjarje reale.

Bazuar në këto gjetje dhe në metodologjinë e vlerësimit të përmbajtjeve, Hibrid.info e klasifikon këtë pretendim në kategorinë “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere