Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se CIA paralajmëron konflikt të armatosur në Kosovë gjatë muajit korrik

HIBRID

Është publikuar një video-material në TikTok nga llogaria me emër “kijameti2024” me datë 1 qershor, në të cilin pretendohet se Agjencia Qendror e Inteligjencës “CIA”, parasheh konflikt të armatosur në Kosovë gjatë korrikut, duke paralajmëruar rrezik të përhapjes së këtij konflikti edhe në Ballkan.

Por që pretendimi i paraqitur në këtë video-material, është vërtetuar nga hibrid.info, si i pa verifikuar.


Vegëza e video-materialit të publikuar në “TikTok” nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7239757139005279514

Ndonëse pretendimi i mësipërm nuk mund të provohet, pasi që qasja në dokumentet e klasifikuara të kësaj agjencie nuk është i mundur pa autorizimin e CIA-s amerikane, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur të dhëna për Kosovën, të cilat janë të hapura e të publikuara në ueb-faqen e CIA-s. (shih këtu).

Në të dhënat e hapura të dedikuara për Kosovën, në këtë ueb-faqe nuk janë përfshirë të tilla që tregojnë për situatën e sigurisë në Kosovë, të cilat do të mund të argumentonin pretendimin e dhënë nga llogaria “kijameti2024”.

Edhe përkundër hulumtimit të thellë përmes platformave digjitale (makina kërkimi, media sociale), hibrid.info nuk ka arritur të gjejë material të njëjtë apo të ngjashëm, të publikuar nga ndonjë burim kredibil.


Duke e pyetur makinën online të kërkimit “Google”, për pretendimin e njëjtë të shkruar në gjuhën shqipe, të vetmet rezultate të dhëna që përfshijnë artikuj të ndërlidhur me CIA-n, janë ata që trajtojnë një luftë të mundshme ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në një dokument të hartuar nga ekspertë të kësaj agjencie. (shih këtu dhe këtu).

Gjithashtu, edhe pas kërkimit në gjuhën angleze përmes “Google”, nuk është gjetur asnjë artikull i publikuar që ngrit një pretendim të tillë për përhapjen e ndonjë konflikti të armatosur në Kosovë gjatë muajit korrik. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që “CIA ka paralajmëruar konflikt të armatosur gjatë muajit korrik në Kosovë”, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium online, si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe. Gjithashtu, qasja në dokumentet e klasifikuara të kësaj agjencie nuk është i mundur pa autorizim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere