Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kurti është parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë Speciale për rastin e vajit dhe grurit

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën shqipe sot publikuan (18 gusht) një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke hyrë në ambientet e Prokurorisë Speciale, ku është ftuar të intervistohet për rastin e aferës së vajit edhe grurit.

Si ilustrim është përdor fotografia ku shihet Kurti me disa njerëz duke ecur në një hapësirë të caktuar.

Në momentin e publikimit të këtij pretendimi, doli që Kurti ishte duke marrë pjesë në organizimin e lansimit të masave për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente për qytetarët të mbajtur në Kino Armata.

Disa portale i fshinë publikimet e tyre me pretendimin se Kurti është duke hyrë në Prokurorinë Speciale, por portale të tjera vazhdojnë t’i kenë në webfaqe dhe faqet e tyre në Facebook.

Vegëza dhe fotografi të publikimi të kësaj përmbajtjeje nga portalet në gjuhën shqipe:

https://gazetainfokus.com/lajmi- i-fundit-albin-kurti-hyn-ne- prokurorine-speciale/

https://www.prishtinapress.net/albin-kurti-hyn-ne-prokurorine-speciale/?fbclid=IwAR1cR87JU3bRKWIPsaWguaknlxQpuyC0uxRrv02XG4PY_w77dZPnXxb325U
https://portali-alt.com/lajmi-i-fundit-albin-kurti-hyn-ne-prokurorine-speciale/?fbclid=IwAR3FzuG8uIE_RZzqR8S9Q7ME1aqpTx6lhHclTbcy6BY6r7wNui0XXbetaFc

Në disa portale informative u pretendua se Kurti është duke hyrë në Prokurorinë Speciale për intervistë për rastin e vajit dhe grurit.

Por në momentin e publikimit të këtij pretendimi në portalet informative, faqja e Qeverisë së Kosovës në Facebook (ora 10:28) filloi transmetimin e drejtpërdrejtë të hapjes së thirrjes për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente për qytetarë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti. (këtu)

Përkundër faktit se disa portale e fshinë publikimin me këtë pretendimi, pro në disa portale të tjera ky pretendim vazhdon të mbetet.


Analiza:

Disa portale informative pretenduan se është parë Kurti duke hyrë në Prokurorinë Special i cili ishte ftuar të intervistohej për rastin e vajit dhe grurit.

Por në momentin e publikimit të këtij pretendimi Kurti doli të jetë prezentë në organizimin e hapjes së thirrjes për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente për qytetarë të mbajtur në Kino Armata.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere