• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Pretendime të pa verifikuara për prezencën dhe neutralizimin e dronit

    Hibrid by Hibrid
    03/11/2022
    in Analizë, Fact Checking, Highlights
    0
    Pretendime të pa verifikuara për prezencën dhe neutralizimin e dronit
    0
    SHARES
    68
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Mediat serbe kanë publikuar dje dhe sot (2-3 nëntor) artikuj  me pretendim se është neutralizuar një nga fluturaket pa pilotë (dronë), që kanë fluturuar pranë kazermave të ushtrisë serbe, të vendosura në disa pika pranë kufirit me Kosovën.

    Ky pretendim i mediave serbe është i bazuar në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë dhe ministrit të këtij institucioni – Millosh Vuçeviq.

    Pretendimet për rrëzimin e një droni “komercial”, siç e quajnë, u bënë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, duke mos ofruar fotografi apo video dëshmuese të këtij akti.

    Vegëza të artikujve të publikuar në mediat serbe:

    https://www.rts.rs/page/stories/ci/story/1/politika/5005992/vojska-srbija-oborila-dron-iznad-kasarne-u-raski.html

    https://informer.rs/vesti/politika/746640/vojska-srbije-dron-obaranje

    Pjesë të artikujve të publikuar në mediat serbe:

    Pasdite, njësitet e Ushtrisë Serbe, pas zbulimit dhe monitorimit me kohë, kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë. Droni është rrëzuar duke përdorur masa të bllokimit elektronik, në afërsi të objekteve ushtarake në garnizonin e Rashkës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

    Forcat e Armatosura të Serbisë kanë rrëzuar një dron mbi kazermën në Rashkë rreth orës 17:20, mëson ekskluzivisht Informer. Paraprakisht është vëzhguar vëzhgimi dhe zbulimi i kazermave, ndaj ushtria në përputhje me urdhrin e komandantit suprem ka vepruar dhe ka rrëzuar dronin.


    Pretendimin për neutralizimin e një nga fluturakeve pa pilot (dronëve) e bëri Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, nëpërmjet një komunikate ku informoi për rastin pa dhënë detaje mbështetëse, që do të mund të ishin imazhe në formatin e fotografive apo video-xhirime të aktit të kryer.

    Pjesë të komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes e Serbisë:

    Në përputhje me urdhrin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Forcat e Armatosura të Serbisë po marrin masa të shtuara për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore pa pilot pranë objekteve ushtarake.

    Njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë neutralizuar pasdite një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë pas zbulimit dhe monitorimit në kohë. Droni është rrëzuar me aplikimin e masave të bllokimit elektronik, në afërsi të objekteve ushtarake në garnizonin e Rashkës. (këtu)


    Pas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, mbi pretendimin për rrëzimin e dronit, është deklaruar edhe i pari i kësaj ministrie, Millosh Vuçeviq, duke shtuar se nuk kanë arritur të faktojnë llojin, pronarin dhe prodhuesin e dronit, përkundër faktit që në media u prezantua si “dronë komercial”.

    Pjesë të deklaratës së Ministritë të Mbrojtjes Millosh Vuçeviq:

    “Droni ka qenë duke lëvizur nga drejtimi Jarinje-Rudnica në drejtim të komunës së Rashkës dhe është vërejtur mbi objektet ushtarake të garnizonit të Rashkës. Hetimi para nesh do të përcaktojë llojin e saktë të dronit, fluturaken pa pilot që u rrëzua dhe gjithçka që do të konkludojmë dhe vërtetojmë si fakte relevante do të na tregojë se ku na çojnë të dhënat dhe kush mund të jetë drejtuesi, pronari dhe prodhuesi i dronit”. (këtu)


    Artikujt e mediave serbe me këtë pretendim, nuk përmbajnë fakte argumentuese, përpos deklaratave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit – Vuçeviq.

    Për më tepër, Ministria dhe ministri i saj, në pretendimet e tyre nuk paraqesin imazhe të dronit të neutralizuar, që do të ishte si një dëshmi për prezencën e tyre.

    Përkundër kësaj Ministria në komunikatën e saj fluturaken pa pilot (dronë) që pretendohet të jetë neutralizuar nga ushtria serbe e identifikon si “dronë komercial”, përderisa ministri i kësaj ministrie, Vuçeviq thotë se vazhdojnë hetimet në përcaktimin e llojit dhe pronësuesit të dronit.


    Dronët mund të fluturojnë në hapësirën ajrore të Serbisë vetëm me leje speciale të lëshuar nga Drejtoria e Aviacionit Civil, me pëlqimin e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas Rregullores për Fluturaket Pa pilot. (këtu)

    Gjatë dhënies së lejes, përcaktohet nëse fluturimi i një droni të huaj mund të kërcënojë sigurinë e trafikut ajror, njerëzve ose objekteve në tokë, si dhe karakteristikat e zonës ku është planifikuar fluturimi, kategoria e avionit, aftësitë teknike. Dispozitat e rregullores zbatohen për dronët në pronësi të shtetasve të huaj apo vendas në Serbi. Kushdo që merr lejen e nevojshme nga Drejtoria e Aviacionit Civil ka të drejtë të përdorë dronë.

    Sipas rregulloreve të Drejtorisë së Aviacionit Civil, ndalohet përdorimi i avionëve pa pilot në më pak se 500 metra larg Kuvendit Kombëtar, ndërtesave qeveritare dhe presidenciale, organeve të vetëqeverisjes republikane, provinciale dhe lokale, objekteve ushtarake, gjykatave, prokurorive publike dhe misioneve diplomatike të huaja.

    Fluturimet e dronëve i përkasin trafikut të përgjithshëm ajror (GAT) , i cili zhvillohet sipas rregullave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). (këtu)

    Meqenëse Ministria e Mbrojtjes e identifikoi dronin si “komercial” në bazë të ligjit të trafikut ajror të shtetit serb, si fluturim komercial definohet “çdo fluturim avioni me kompensim monetar ose kompensim tjetër, i cili është i disponueshëm për publikun ose i cili, nëse nuk është i disponueshëm për publikun, kryhet në bazë të një kontrate ndërmjet operatorit të avionit dhe përdoruesit të shërbimit, ku përdoruesi i shërbimit nuk ka kontroll mbi operatorin e avionit”. (këtu)

    Megjithatë, ky autoritet rregullues serb, nuk duket të ketë bërë ndonjë deklaratë, që do të sqaronte nëse një mjet i tillë ka pasur apo jo leje operimi si dhe për detaje rreth llojit të dronit.


    Zyrtarë të lartë politikë serbë nga Beogradi bënë disa pretendime për prezencën e dronëve pranë pikave ushtarake serbe, përreth kufirit me Kosovën, të cilat u publikuan si të tilla nga Radio Televizionin e Serbisë (RTS). (këtu)

    Pretendimi u përgënjeshtrua nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (këtu)

    Së fundmi edhe KFOR-it është deklaruar në lidhje me ekzistencën mbi lëvizjen e dronëve mbi kazermat ushtarake duke theksuar që nuk kanë prova për pretendimet e bëra në mediat serbe:

    “Për momentin nuk kemi asnjë provë për atë që raportojnë mediat. Ne do t’ju ri-informojmë nëse kemi ndonjë informacion”. (këtu)


    Analiza:

    Mediat serbe kanë publikuar artikuj  me pretendim se është neutralizuar një nga fluturaket pa pilotë (dronë), që kanë fluturuar pranë kazermave të ushtrisë serbe, të vendosura në disa pika pranë kufirit me Kosovën.

    Pretendimet e mediave serbe bazohen në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë dhe deklaratën e ministritë të kësaj ministrie, Millosh Vuçeviq. Përpos që nuk paraqesin fakte që dëshmojnë rrëzimin e dronit, ministria dhe ministri i saj, japin versione të ndryshme mbi identitetin e dronit. Përderisa ministria dronin e identifikon si “komercialë”, ministri i saj thotë se vazhdojnë në identifikimin e llojit dhe pronësuesit të dronit.

    Përkundër kësaj, KFOR-i ka deklaruar se për momentin nuk ka prova për ato që po diskutohen në media në lidhje me dronët.

    Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punë , vlerëson se këto pretendime klasifikohen si “përmbajtje e pa verifikuar”.


    Arsyetimi:

    Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

    Tags: përmbajtje e pa verifikuar
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    07/02/2023
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet
    Analizë

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    07/02/2023
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000