Të fundit | Si po përdoret figura e Rifat Jasharit për të prodhuar keqinformata Të fundit | Një deklaratë e sajuar paraqitet si e Kurtit Të fundit | Rishikimi i javës: Fotografi e manipuluar me IA që paraqiste rrejshëm Llugi… Të fundit | Ibri dhe Ujmani si instrument i luftës hibride Të fundit | Si mediat serbe po ndërtojnë narrativa të paqena rreth filmit “Dua” Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti ka dy emra jopartiakë për president Të fundit | Renditja e Shqipërisë në NCSI nuk nënkupton se vendi është i pari në botë p… Të fundit | Manipulohet përmes nxjerrjes nga konteksti deklarata e Kurtit për Gjykatën… Të fundit | Imazhi që pretendon një takim mes Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit është… Të fundit | Narrativat serbe pas optimizimit gradual të KFOR-it tek ura e Ibrit dhe man…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Nuk qartësohet për arsyen e lirimit të Gucatit

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Hysni Gucati lirohet nga Haga”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që lë të kuptohet se ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se Gucati është liruar përkohësisht nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili aktualisht po kalon nëpër një gjendje të rëndë shëndetësore. Gucati, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të përcillet nga Policia e EULEX-it.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Hysni Gucati lirohet nga Haga

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është liruar përkohësisht nga Haga.

Arsyeja e ardhjes së Gucatit në spitalin e Mitrovicës ishte gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij.

Gucati do të qëndrojë deri të dielën në Kosovë nën  përcjelljen e policisë se EULEX-it.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/618707/hysni-gucati-lirohet-nga-haga/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me lirimin e përkohshëm nga Haga të ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore të babait të tij.

Por, në titullin e këtij artikulli nuk bëhet e ditur se lirimi i Gucatit është i përkohshëm, duke lënë të kuptohet se ai është liruar nga Dhomat Speciale në Hagë, si rezultat i ndonjë verdikti përfundimtar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere