Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e realizuar në vitin 2016 në Siri, paraqitet si e konfliktit aktual Hamas-Izrael

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook që mban emrin “Dituria Islame” ka publikuar me datë 11 nëntor një fotografi që shfaq një grua duke zbritur shkallëve në një ndërtesë të shkatërruar.

Duke e ditur se faqja e lartcekur, gjatë kohëve të fundit publikon materiale nga lufta Hamas-Izrael, lë të kuptohet se këtë imazh është munduar ta ndërlidhë me këtë ngjarje, të cilit i ka vënë mbishkrimin “Kjo nënë rrezikon sigurinë e saj vetëm që të marrë makinën e fëmijës së saj nën rrenojat e shtëpis së saj pas bombardimit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është realizuar në vitin 2016 në qytetin Homs të Sirisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Dituria Islame”:

https://www.facebook.com/DituriaaIslame/posts/pfbid02TgSLX6AA8YVsTF37KxTDrcqMNUP2F3oUSLxGraLYicjmeuh9wF3K8PwMmXvCLGyRl


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se imazhi është realizuar në qytetin sirian Homs, nga fotografi iranian, Hassan Ghaedi. (shih këtu)


Kjo fotografi është caktuar në kategorinë “vepra arti të jashtëzakonshme” nga Siena International Photo Awards në vitin 2020. (shih këtu)

Përshkrimi i imazhit, i përkthyer në shqip:

Homs, qyteti i tretë më i madh i Sirisë, ishte përfshirë në luftë për katër vjet. Një nënë e kthyer në shtëpi pas përfundimit të konfliktit ka gjetur makinën lodër të fëmijës së saj në shtëpinë e tyre të shkatërruar.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Dituria Islame” ka publikuar një fotografi të vitit 2016, të realizuar në Siri, të cilën është munduar ta paraqesë si të konfliktik aktual Hamas-Izrael.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere