[email protected]
Lajmi për ndalimin e vaksinës “AstraZeneca” në Gjermani, është i vjetër
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “Specialja” ka publikuar një artikull me titull “Berlini dhe Mynihu ndalojnë vaksinën e njëjtë që erdhi në Kosovë, nën moshën 60- vjeçare”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar në media me datë 30 mars të vitit 2021.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook në faqen “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/447915870306166


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli i publikuar në kohë reale në disa media në gjuhën shqipe (shih këtu dhe këtu).

Lajmin autentik lidhur me ndalimin e vaksinave “AstraZeneca” për personat nën 60 vjeç në disa qytete të Gjermanisë mund ta gjeni edhe në mediat gjermane si “Bild” dhe “DW” (shih këtu dhe këtu).


Për të qartësuar edhe më shumë se ky vendim në lidhje me vaksinat “AstraZeneca” në Gjermani nuk është aktual, hibrid.info ka gjetur artikullin tjetër të publikuar në “Deutche Welle” në gjuhën shqipe, se nga data 6 maj 2021 ku thuhet se “Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn e lejon vaksinën e Astrazenecës në të gjithë Gjermaninë për të gjithë të rriturit”. (shih këtu).


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin “Specialja.com” e cila numëron mbi afër 90 mijë ndjekës, ka publikuar një lajm të vjetër të muajit mars 2021, ku thuhet se “Berlini dhe Mynihu ndalojnë vaksinën e njëjtë që erdhi në Kosovë, nën moshën 60- vjeçare”.

Hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër dhe se që nga muaji maj 2021, vaksina “AstraZeneca” është e lejuar në të gjithë Gjermaninë për të gjithë të rriturit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others