Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pretendimet se udhëheqësi i Pfizer refuzoi të marr vaksinën, janë të rreme

HIBRID

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Alber Borula, ka marr dozën e parë të vaksinës anti-COVID-19.

Por një video e postuar në Facebook më 24 Mars ka shpërndarë pretendimin e rremë: “CEO i Pfeizer refuzon [vaksinën]”, me një emoji që duket si virusi SARS-CoV-2 dhe një shiringë.

Videoja u shpërnda nga një faqe e quajtur “Tru York”, e cila kohët e fundit ka shpërndarë disa video të tjera që dekurajojnë lexuesit të vaksinohen. Administratorët e faqes janë të vendosur në Kanada dhe e përshkruajnë atë si një “Uebfaqe Argëtimi • Parti Politike • Media / Kompania e Lajmeve”.

Videoja përmban një klip nga një intervistë që Bourla bëri në dhjetor për mediumin amerikan CNBC, ku tha se do të merrte vaksinën sa më shpejt që të jetë e mundur, por pa dhënë një kohë të caktuar.

Edhe pse kjo deklaratë është përfshirë në videon e Tru York, komentet nga shikuesit sugjerojnë që pretendimi i shkruar në krye të videos bëri një përshtypje më të madhe. Në këtë koment thuhet: “PËRKTHIMI … Unë jam shumë i pasur dhe shumë i rëndësishëm për të vrarë veten duke marrë një vaksinë helmi që kam bërë vetë”.

Por, siç e pamë, Bourla tha në atë intervistë se ai kishte ndërmend të merrte vaksinën – dhe ai tani ka marrë dozën e tij të parë. Pra, pretendimi se ai “refuzon” ta marrë është i rremë.

Në këtë video gjithashtu shihet dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, i cili gjoja hezitonte të merrte një test COVID-19. Videoja tregon se si Fauci, gjatë një interviste kishte thënë se, “Unë nuk kam asnjë simptomë, nuk ka asnjë arsye që unë të bëj një test”.

Por ajo intervistë ishte nga 15 Mars, 2020, rreth nëntë muaj para se Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, të jepte autorizimin e përdorimit urgjent për vaksinën e parë COVID-19. Në atë kohë, testimi për sëmundjen nuk ishte gjerësisht i disponueshëm.

Gazetarja e CNN-it, Brianna Keilar e kishte pyetur Fauci-n nëse ai do të testohej pas një paraqitje publike ku ai kishte prekur të njëjtin mikrofon dhe podiumin që ishin prekur nga disa njerëz të tjerë.

“Jo, nuk po bëj një provë për arsyen e thjeshtë: Nuk kam asnjë simptomë … Unë kam qenë duke praktikuar distancim mjaft të mirë shoqëror”, tha Fauci.

Në një ngjarje që u mbulua gjerësisht nga mediat, Fauci mori një vaksinë COVID-19 më 22 Dhjetor.

Ndërsa po merrte dozën e tij të parë, Fauci shpjegoi se po merrte vaksinën sepse e sheh rritjen e pacientëve në qendrën klinike të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe “për të shërbyer si shembull për pjesën tjetër të vendit dhe t’u bëjë me dije se unë ndjehem ekstremisht i sigurt në efikasitetin e kësaj vaksine dhe unë dua të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësinë të vaksinohen ta bëjnë atë, në mënyrë që të kemi një mbulesë mbrojtjeje mbi këtë vend që do t’i jepte fund kësaj pandemie”.

(Artikull i marr nga factcheck.org)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere