Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Putin vuan nga një sëmundje e rëndë është i pasaktë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news.tintuc24h.cuocsong.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se presidenti rus, Vladimir Putin, vuan nga një sëmundje e rëndë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli del të jetë i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një artikull i publikuar nga mediumi britanik “The Telegraph” që ngrit vetëm dilema bazuar në disa dyshime se fytyra e ënjtur e Putinit mund të lidhet me probleme serioze në shëndetin e tij.

Por në artikullin e këtij mediumi anglez nuk konstatohet ndonjë sëmundje e Putinit, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news.tintuc24h.cuocsong.info”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë:

https://news.tintuc24h.cuocsong.info/vladimi%d0%b3-putin-ne-gjendje-te-%d0%b3ende-shendetso%d0%b3e-ndahet-lajmi-i-hidhu%d0%b3-pe%d0%b3-te/?fbclid=IwAR3_bnouEY3L8Q_2Hx3l7L2ZCjObApHDv6ze8u0pejltFbaYZ6L87XSP6Iw

Hibrid.info ka gjetur artikullin e “The Telegraph” që ngrit dilema rreth ndonjë sëmundje të mundshme të presidentit rus, vegëzën e të cilit mund ta gjeni këtu.


Artikullin e përkthyer në gjuhën shqipe dhe të publikuar nga disa media online në Kosovë dhe Shqipëri mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news.tintuc24h.cuocsong.info” ka publikuar një artikull që flet për mundësitë që presidenti rus vuan nga ndonjë sëmundje, bazuar në pamjet e fundit të tij.

Por këtij artikulli i është vënë titull i sajuar me pretendimin se Putin vuan nga një sëmundje e rëndë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere