Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet sondazh i rremë mbi kandidatët për kryetar të Podujevës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në rrjetin social TikTok, të dielën (21 shtator), u shpërnda një material me pretendimin se bëhej fjalë për një sondazh të kryer nga “Instituti Polis”, i cili paraqiste përqindjen e mbështetjes së kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës. Postimi u publikua nga llogaria me emrin “podujevax“

Sipas tabelës së publikuar në këtë video, printe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje me 57.1% të votave. Në vendin e dytë paraqitej Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 27.9%, ndërsa i treti figuronte Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës me 11.4%. Në fund, ishte shënuar edhe një kategori me 3.6%, që pretendohej se i takon kandidatëve të tjerë në garë.

Çka nuk shkon me këtë sondazh?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky sondazh është i rremë.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info nuk gjeti asnjë sondazh të publikuar nga media kredibile me këto të dhëna (shih këtu).

Po ashtu, hibrid.info gjeti se ekziston një institut me emrin Polis në Kosovë, por që i sondazhi i lartcekur nuk shfaqet të jetë kryer nga ky institut (këtu).

Manipulimi vizual

Në grafikën e publikuar, përqindja e Bulliqit (57.1%) është paraqitur me një sipërfaqe që mbulon vetëm gjysmën e rrethit, që vizualisht i bie 50%, dhe jo 57.1%. Pra, përqindjet janë shënuar, por grafika është vizatuar gabimisht. (shih fotografinë më poshtë)

Për të ilustruar qartë këtë mospërputhje, hibrid.info ka rikrijuar grafikën me të njëjtat përqindje të deklaruara në imazh. Rezultati i saktë vizual i tregon qartë dallimet dhe vërteton se materiali i publikuar në TikTok ishte i manipuluar. (shih fotografinë ilustruese më poshtë)


Analiza:

Në TikTok u shpërnda një sondazh i rremë, i atribuuar “Institutit Polis”, për mbështetjen e kandidatëve për kryetar të Podujevës. Në të pretendohet se Shpejtim Bulliqi prin me 57.1%, pasuar nga Ekrem Hyseni me 27.9% dhe Isak Shabani me 11.4%, ndërsa 3.6% u atribuohej kandidatëve të tjerë.

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se ky sondazh nuk ekziston në burime kredibile dhe nuk del të jetë kryer nga Instituti Polis në Kosovë. Për më tepër, grafika ishte manipuluar, përqindja e Bulliqit (57.1%) vizualisht ishte paraqitur vetëm si 50%.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere