Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet njoftim i vitit 2020 për fluturimet nga SHBA-të në Itali

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar me datë 13 janar një artikull me titull “Njoftim i rëndësishëm për Mërgimtarët që duan të udhëtojnë”.

Në përmbajtje të këtij artikulli thuhet “Është bërë e ditur se Delta Air Lines dhe Alitalia do të fillojnë fluturime “pa karantinë” nga SH.B.A. në Itali, duke hapur rrugën e parë të tillë që lidh SH.B.A. dhe Evropa që kur kufizimet e udhëtimit u futën gjatë pandemisë”.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar 27 nëntor 2020 nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Austri “albinfo.ch”.

Pra, ky portal i dyshimtë, këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “bbcnewsm.com”:

https://bbcnewsm.com/njoftim-i-rendesishem-per-mergimtaret-qe-duan-te-udhetojne/?fbclid=IwAR2wB4CjbONGQqq0lOWI6CYkEPBHGItktv3u9atTR48KwH7ra7qnfkdTc74

Ky artikull është shpërndarë me datë 14 janar edhe në median sociale Facebook nga faqet “Bota Shqiptare” dhe “Lajme Fresh24”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (27 nëntor 2020) nga portal informativ në gjuhën shqipe që operon në Austri “albinfo.ch”. (këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “bbcnewsm.com” ka publikuar më 13 janar një artikull të vjetër të vitit 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.

Ky artikull është shpërndarë më 14 janar edhe nga disa faqe në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere