• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Bislimi demanton akuzat e AAK-së për çështjen e rrugës Deçan-Plavë

    Hibrid by Hibrid
    26/08/2020
    in Analizë, Fact Checking, Highlights
    0
    Bislimi demanton akuzat e AAK-së për çështjen e rrugës Deçan-Plavë
    0
    SHARES
    2
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka akuzuar ish-qeverinë Kurti për ndërprerjen e buxhetit lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë. Kësaj akuze i ka paraprirë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e më pastaj edhe shefi i grupit parlamentar dhe deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj, respektivisht Rasim Selmanaj.

    Këtë akuzë e ka demantuar ish ministri i Financave në qeverinë Kurti, Besnik Bislimi, duke shpërndarë në profilin e tij në Facebook një dokument me shifrat e sakta të shpenzimeve.

    Në intervistën dhënë për IndeksOnline, Ramush Haradinaj tha se projekti është i ndërprerë sepse qeveria Kurti ia ka heq buxhetin.


    Teksti i plotë i publikuar në IndeksOnline:

    Rruga Deçan – Plavë, Haradinaj thotë s’ka buxhet, akuzon Albin Kurtin

    Projekti për ndërtimin e rrugës Deçan Plavë e i ndërprerë në gjysmë nga qeveria e Kosovës pas ndërhyrjes së Kishës Serbe dhe Beogradit, për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj është vetëm cështje kohe se kur do të rinisin punimet.

    Për “Indeks-Intervistë” Haradinaj thotë se është mungesa e buxhetit arsyeja e ndërprerjes së punimeve.

    “S’kishim buxhet sepse do të ishte e kryer” – ka deklaruar kryetari i partisë në pushtet.

    Ai madje akuzon për këtë ish-kryeministrin Albin Kurti.

    “Projekti është i ndërprerë sepse qeveria Kurti ia ka heq buxhetin, fatkeqësisht…” – ka thënë Haradinaj.


    Reagime të njëjta ka pasur edhe nga shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, në muajin shkurt të këtij viti, atëherë edhe kur është bërë votimi i buxhetit të ri, nga ish-partnerët në qeverisje, VV-LDK. Përveç tij, reagim të njëjtë ka bërë edhe deputeti i AAK-së, dhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

    Vegëzat e artikujve të publikuar lidhur me akuzat e Daut Haradinajt dhe Rasim Selmanajt:

    Qeveria e Kurtit “bllokon” rrugën Deçan-Plavë, vjen reagimi i fuqishëm nga Daut Haradinaj

    ​RASIM SELMANAJ E AKUZON QEVERINË KURTI PËR RRUGËN DEÇAN-PLAVË: KJO QEVERI I HOQI MJETET PËR KËTË PROJEKT


    Menjëherë pas kësaj akuze, Bislimi ka demantuar pohimet e Ramush Haradinajt, duke thënë se “i përsëriti disa të pavërteta të cilat janë thënë disa herë nga përfaqësues të subjektit të tij politik”. Bislimi në sqarimin e tij ka thënë se financimi i kësaj rruge nuk është stopuar, duke argumentuar se, një gjë e tillë është bërë gjatë qeverisë Haradinaj.


    Teksti i plotë i publikuar nga Besnik Bislimi në profilin e tij në Facebook:

    Mbrëmjen e djeshme (e enjte 20 gusht) Haradinaj përsëriti disa të pavërteta që janë thënë disa herë nga përfaqësues të subjektit të tij politik. Deri sa po fliste për pezullimin e punimeve në rrugën Deçan Plavë, ai tha se sikur qeveria Kurti të mos e kishte stopuar mbështetjen buxhetore për këtë rrugë, ajo do kishte përfunduar deri më tani, dhe për rrjedhojë nuk do i kishim problemet me manastirin.

    Më poshtë përmes dy tabelave, dua edhe një herë të zhvesh tërë këto të pavërteta të z. Haradinaj dhe vartësve të tij në AAK.

    Tabela e parë më poshtë është siç e kemi gjetur në buxhetin e draftuar nga qeveria Haradinaj, kurse tabela e dytë pasqyron situatën me buxhetin siç është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në mesin e marsit të këtij viti.

    Nga këto dy tabela rezulton sa vijon:

    1. Rruga nga Deçani drejt Plavës nuk ka pasë asnjë gjasë të kryhet këtë vit sipas shifrave të buxhetuara nga vetë Qeveria Haradinaj. Kjo sepse pjesa më e madhe e financimit të ndërtimit të rrugës është e paraparë për vitin 2022 (në vlerë prej 5.1 milionë euro). Ka gjasë që edhe për vitin 2023 do të ketë pasur ndarje buxhetore. Nëse deklarata e Haradinajt merret si e saktë (kjo për përfundimin e punimeve këtë vit), atëherë i bie që e gjithë shuma prej 5.1 milionë euro për vitin 2022 ka qenë një keqpërdorim i mirëplanifikuar që tani.

    2. Në këtë rrugë nuk ka pasë shpenzim për vitin 2019 andaj e gjithë shuma prej 1.908 milionë euro është ë bartur në vitin 2020. Do të thotë që Qeveria Haradinajt kishte ndarë mjetet në vitin 2019, por nuk kishte qenë e zonja që të njëjtat t’i shpenzojë. Mbase sikur të kishte punuar me ritmin e planifikuar në vitin 2019, kjo rrugë do ishte ndërtuar më herët.

    3. Del gënjeshtër deklarata se Qeveria Kurti e ka larguar këtë projekt ose e ka ndërprerë financimin për të njëjtën për vitin 2020. Qeveria Haradinaj në buxhetin që e ka draftuar vetë për vitin 2020 kishte paraparë ZERO euro investim të ri në këtë rrugë. Njëjte ka vepruar ehe Qeveria Kurti. i vetmi ndryshim është që nisur nga paaftësia për shpenzim në vitin 2019, shumën e bartur prej 1.908 milionë euro nga viti 2019 e ka ulur në 500 mijë euro për vitin 2020.

    4. Çfarëdo modifikimi në këtë kategori të shpenzimeve e ka bërë me autonomi të plotë Ministria e Infrastrukturës, e dihet që kjo ministri nuk është drejtuar nga VV por nga partneri qeverisës i z. Haradinaj.

    Tabela 1. Buxheti i draftuar nga Qeveria Haradinaj

    Tabela 2. Buxheti i modifikuar dhe aprovuar nga mesi i marsit 2020 (nga Ministria e Infrastrukturës)


    Analiza:

    Në bazë të analizës së bërë, mund të thuhet se ky artikull hyn në kategorinë “raportim i njëanshëm”, pasi nuk ka ballafaquar argumentet edhe të palës tjetër, në këtë rast të Besnik Bislimit.

    Gjithashtu, ekipi i hibrid.info e ka vlerësuar këtë tekst me kategorinë dhe “demantim”, duke qenë se ish-ministri i apostrofuar ka demantuar me një sërë argumentesh akuzat e bëra në drejtim të qeverisë Kurti.


    Arsyetimi:

    Raportim i njëanshëm – Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ai raport mediatik i cili vërehet qartë se bënë favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

    Demantimi – Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve. Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza

    Tags: AAKBesnik BislimiDeçanPlavëRamush HaradinajVV
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet
    Analizë

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut
    Analizë

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    Rishikimi i javës: dezinformata rreth veriut, clickbait artikuj për shpallje dhe çmime; mashtrime me lojë shpërblyese dhe shitje banesash

    Rishikimi i javës: dezinformata rreth veriut, clickbait artikuj për shpallje dhe çmime; mashtrime me lojë shpërblyese dhe shitje banesash

    06/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000