Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet mundësi e rreme për rimbursim të faturave të energjisë elektrike

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje me mbishkrimin, që pretendon se nga shtatori fillon aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike.

Ky postim është publikuar përmes një vegëze në formë imazhi, e publikuar (12 shtatori) si e sponsorizuar nga një faqe me emrin “Happy shopping”, në Facebook.

A është i saktë pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se e vetmja mundësi për rimbursim faturash të energjisë elektrike, është ajo e aplikimit për familjet e cënueshme, të cilat kanë filluar të subvencionohen që nga janari i këtij viti.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Happy shopping” në Facebook (shih këtu)


Pas klikimit të vegëzës se lartcekur, Hibrid.info ka gjetur se ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë mundësi aplikimi për atë që pretendohet në njoftim. Nga informatat e paraqitura, mungon emrin i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson ueb-faqja si dhe nuk dëshmohet asnjë lidhje e saj me institucionet e Kosovës (shih këtu).


Kredibiliteti i domeinit të kësaj ueb-faqe dëshmohet edhe nga platforma që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “ScamAdviser.com”.Hibrid.info ka gjetur se të dhënat tregojnë se ueb-faqja e kontrolluar ka besueshmëri të ulët (shih këtu).

Ndërsa në kohështrirjen e faqes në Facebook, e cila ka publikuar njoftimin e pretenduar nuk është vërejtur asnjë postim (këtu), ndërsa të dhënat rreth veprimtarisë mungojnë (këtu).


Hibrid.info ka gjetur se mundësia nga institucionet zyrtare për rimbursim faturash të energjisë elektrike, ishte ofruar për familjet e cënueshme, të cilat kanë filluar të subvencionohen që nga janari i këtij viti (shih këtu).

Një pretendim të ngjashëm hibrid.info e kishte trajtuar edhe njëherë tjetër (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se ofrohet mundësi aplikimi për rimbursimin e faturave të energjisë elektrike, është i pa vërtetë.

Publikuesi i njoftimit është i dyshimtë, ndërsa mundësia për rimbursim faturash është ofruar vetëm për familjet e cënueshme, nga Ministria e Financave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere