Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi “Shtëpia e Bardhë pa Flamur” ishte i rremë

HIBRID

Disa pretendime të shpërndara në rrjetet sociale tentonin të paraqisnin idenë se gjatë ditës së inaugurimit të Joe Biden-it president, në Shtëpinë e Bardhë në Washington mungonte flamuri amerikan.

Me këtë, këto pretendime mundoheshin ta paraqisnin gjendjen se kinse një veprim i tillë është një shenjë që ushtria kishte marrë kontrollin e qeverisë.

Presidenti i sapo inauguruar i SHBA-ve, Joe Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, u betuan dje më 20 janar, përkundër një shpërthimi të pretendimin se kjo ceremoni do të shtyhet pasi që ushtria ka marr pushtetin.

Sipas këtij pretendimi të rremë thuhej se nuk kishte asnjë flamur që valëvitej mbi Shtëpinë e Bardhë përpara inaugurimit dhe se një veprim i tillë, sipas këtij pretendimi, tregon se ushtria ishte disi në kontroll të qeverisë. Pretendimi u shoqërua me një foto të kupolës së Shtëpisë së Bardhë pa flamur dhe u shfaq në postime individuale, si dhe një video të gjatë me përmbajtje konspirative që mori vëmendje të madhe në Facebook.

“Nuk ka asnjë flamur që fluturon mbi Shtëpinë e Bardhë, kjo do të thotë se pushteti i është dorëzuar ushtrisë. Kjo do të thotë ligj ushtarak selektiv ose që presidenti ka nënshkruar Aktin e Kryengritjes”, thuhej në këtë pretendim të pavërtetë të shpërndarë në rrjetet sociale.

Të dy pretendimet kanë rënë poshtë pas verifikimit të fakteve nga platformat amerikane për kontroll të fakteve. Pretendimi se presidenti amerikan mund ta nënshkruaj Aktin e Kryengritjes siç ishte rasti i shekullit 19, është hedhur poshtë edhe më parë nga njohës të Kushtetutës së SHBA-ve.

Sipas gjurmimit platformës amerikane të kontrollit të fakteve “factcheck.org”, të imazhit të Shtëpisë së Bardhë, vërehet se fotografia është shkrepur kur punëtorët kanë punuar në rregullimin e shtizës së flamurit, një ditë para datës së inaugurimit të Presidentit amerikan. Për këtë arsye, në atë moment nuk është dukur flamuri amerikan duke u valëvitur.

Por, sipas kësaj platforme, nuk ka evidenca të sakta nëse flamuri është larguar plotësisht.

Demanti i këtij pretendimi u bë edhe nga Scot Guenter, drejtor në Qendrën për Hulumtime rreth Flamujve, dhe profesor në San Jose State University. Ai në një prononcim për factcheck.org ka thënë se nuk ka dëgjuar asnjëherë për teorinë se heqja e flamurit mbi Shtëpi të Bardhë është një sinjal i ligjit ushtarak apo Aktit të Kryengritjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere