Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht se KEK-u ka njoftuar për ndaljen e njësisë A4 më 17 qershor

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar disa artikuj në të cilat pretendohet se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për ndaljen e njësinë A4 të Termocentralit Kosova A në mesnatë.

Tekstet me këtë pretendim janë publikuar dje (17 qershor) nga mediat si: “Ekonomia Online”, “AlbanianPost”, “Insajderi.org”, “DtvMedia”, “GazetaDemos” etj.

Por, çka nuk shkon me pretendimin?

Hibrid.info ka gjetur se njoftimi i publikuar dje nga KEK-u, daton nga 10 maji i këtij viti. Ndërsa mediat në fjalë e kanë publikuar si ngjarje të ndodhur dje.


Hibrid.info ka kontrolluar në faqen në Facebook të KEK-ut, aty ku kjo ndërmarrje publikon njoftimet (shih këtu). Gjatë monitorimit është vërejtur se vetëm gjatë ditës së djeshme, kjo faqe ka publikuar mbi 50 postime.

Në mesin e postimeve të djeshme është hasur edhe njoftimi për ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A (TCA). Njoftimit i është vendosur data 10.05.2025 (shih këtu).

Në postimin e fundit për ditën e djeshme, KEK-u ka shpjeguar arsyet pse janë publikuar një numër i madh postimesh (shih këtu).

Sipas këtij njoftimi tregohet se faqja zyrtare e KEK-ut në Facebook ishte pezulluar përkohësisht për shkak të tentativave për ta hakuar, por e njëjta është rikthyer dhe është e sigurt. Njoftimi ka bërë të ditur gjithashtu se postimet nga janari 2025 janë përditësuar dhe secila prej tyre është e shënuar me datën përkatëse, për të garantuar transparencë.

Për të verifikuar se nuk bëhet fjalë për ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A, Hibrid.info ka kërkuar përmes motorit të kërkimit “Google” informacion të lidhur me KEK-un për datën 10 maj (shih këtu).

Rezultatet e kërkimit kanë shfaqur një artikull të publikuar më 10 maj nga mediumi “Indeksonline”, në të cilin raportohej për ngjarjen e pretenduar (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për ndaljen e njësisë A4 të Termocentralit Kosova A më 17 qershor nuk qëndron.

Njoftimi për ndaljen e njësisë A4 daton nga 10 maji, por është rishfaqur më 17 qershor për shkak të përditësimit të faqes së KEK-ut.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere