Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht se Bogujevci i tha Kadrijajt: “Merre terapinë”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Artikulli i vlerësuar si “Gabim”, i publikuar nga disa mediume, u korrigjua përmes largimit të tij nga platformat.


Janë publikuar disa artikuj që pretendojnë se gjatë seancës së 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Saranda Bogujevci ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetes nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar sot (11 korrik) nga mediumet online si: “GazetaExpress.com”, “Insajderi” dhe “Lajmi.net”.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Mediumet e lartpërmendura kanë publikuar artikujt, ku thuhej se “Bogujevci është dëgjuar duke i thënë Kadrijajt ”merre terapinë”. Deputetja e VV-së i ka thënë se Kadrijajt duhet edhe ”marre me të ardhë’”.

Hibrid.info ka gjetur se në këtë tekst, fraza “merre terapinë” i është atribuuar gabimisht deputetes Bogujevci, ndërsa në të vërtetë ajo është thënë nga deputetja Kadrijaj.

Madje, pas pak kohësh, hibrid.info ka vërejtur se të tri këto mediume i kanë fshirë artikujt e lartpërmendur.

Pretendimi i njëjtë është publikuar edhe nga disa faqe në Facebook si: “Faktet.com”, “VushtrriaOnline” dhe “Shekulli.info”.

Por, hibrid.info ka gjetur disa artikuj të publikuar në disa media, ku është deklaruar deputetja e AAK-së. Kadrijaj ka sqaruar se ndaj kujt është drejtuar fraza “merre terapinë”, duke mos e mohuar se ato fjalë kanë ardhur nga ajo (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se deputetja Saranda Bogujevci i ka thënë frazën “merre terapinë” deputetes Time Kadrijaj është i pasaktë.

Verifikimi i bërë nga Hibrid.info ka treguar se ajo fjali është thënë nga deputetja Kadrijaj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere