Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Një deklaratë për Albin Kurtin i atribuohet rrejshëm analistit amerikan Janusz Bugajski, pa dëshmi që ai e ka thënë.

Përmes një postimi që po qarkullon në median sociale Facebook, pretendohet se analisti politik amerikan Janusz Bugajski kishte bërë një deklaratë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Kurti është lideri i parë i Kosovës që nuk mund të blihet dhe që vë interesat e shtetit të Kosovës përpara interesave të tij personale. Për këtë arsye, ai është pengesë për ata që duan një zgjidhje të shpejtë dhe të butë me Serbinë, ndaj edhe sulmohet. Kosova ka një kryeministër që po ndërton një shtet”.

Postimi u gjet i publikuar më 23 gusht nga llogaria “Elez Neziraj” në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të pretendimit, hibrid.info nuk ka gjetur dëshmi të besueshme që e konfirmojnë se deklarata në fjalë është bërë nga Janusz Bugajski.

Gjithashtu, postimi në Facebook nuk përmban të dhëna për burimin fillestar të deklaratës, si datën e publikimit, emisionin, intervistën, artikullin apo ndonjë material tjetër që do të mundësonte verifikimin e saj.


FAKTET

Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka kërkuar në Google për deklaratën që i atribuohet Bugajskit, duke përdorur pjesë të tekstit dhe emrin e analistit. Rezultatet e kërkimit nuk treguan ndonjë burim kredibil ku kjo deklaratë të jetë publikuar ose e dokumentuar (shih këtu).

Në anën tjetër, janë gjetur disa deklarata dhe qëndrime të dokumentuara të Janusz Bugajskit për Albin Kurtin. Këto qëndrime tregojnë se ai ka folur në mënyrë pozitive për disa aspekte të figurës dhe politikave të Kurtit, por njëkohësisht ka shprehur edhe kritika për mënyrën se si kryeministri i ka menaxhuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian (shih këtu, këtu dhe këtu).

Megjithatë, në asnjërin prej burimeve të gjetura nuk është identifikuar deklarata që po qarkullon në Facebook dhe që i atribuohet Bugajskit.


Pse trajtohet kjo përmbajtje?

Gjatë hulumtimit rreth kësaj përmbajtje, u vërejtë se e njëjta qarkullon në internet që nga 4 dhjetori i vitit 2025, e publikuar nga një faqe në Facebook “Syri TV”. E njëjta më pas ishte shpërndarë edhe nga faqe e llogari të tjera (shih këtu, këtu dhe këtu).


Kujtojmë se analisti amerikan Janusz Bugajski vdiq më 18 tetor 2025, në moshën 71 vjeçare (shih këtu).


Analiza

Një deklaratë e atribuar analistit amerikan Janusz Bugajski për Albin Kurtin po qarkullon në Facebook, por hibrid.info nuk ka gjetur burim kredibil apo raportim të besueshëm që e konfirmon atë.

Deklarata, e cila qarkullon online që nga dhjetori 2025, nuk shoqërohet me datë, intervistë apo burim të verifikueshëm. Ndërkohë, deklaratat e dokumentuara të Bugajskit për Kurtin tregojnë qëndrime të ndryshme, përfshirë vlerësime pozitive dhe kritika.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere