Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet…
[ ARTIKULLI ]

Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Pretendimi se Hamza refuzoi institucionet dhe kërkoi zgjedhje të reja, nuk është i saktë.

Faqja në Facebook “Gazeta Plisi” ka publikuar më 3 gusht një përmbajtje me pretendimin “Bedri Hamza i përgjigjet Kryeministrit Albin Kurtit, refuzon krijimin e institucioneve parapelqejnë zgjedhjet e reja”.

Në këtë postim, faqja ka bashkëngjitur edhe letrën zyrtare, përmes së cilës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza e ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim.


Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se mbishkrimi i këtij postimi nuk përputhet me përmbajtjen e letrës zyrtare.


FAKTET

Përmes mbishkrimit, “Gazeta Plisi” pretendon se PDK-ja përmes kësaj letre ka refuzuar krijimin e institucioneve, pasi parapëlqen zgjedhje të reja.

Mirëpo, në letrën që e ka siguruar “Gazeta Express”, Hamza i ka shkruar Kurtit se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

“I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti, Ju falënderoj për ftesën për takim. Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, shkroi ai në letër.

Gjithashtu, përmes kësaj letre, ai shprehet se pret që partitë parlamentare të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

“Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit. Me respekt, Bedri Hamza; Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi ai.


Pra, në këtë letër nuk përmenden në asnjë rast “refuzimi i krijimit të institucioneve” apo  “zgjedhjet e reja si zgjidhje e preferuar”, siç pretendohet në përmbajtjen e faqes “Gazeta Plisi”.


Analiza

Pretendimi se Bedri Hamza ka refuzuar krijimin e institucioneve të reja dhe ka deklaruar se PDK-ja parapëlqen zgjedhjet e reja, nuk është i saktë.

Në përgjigjen zyrtare ndaj ftesës së Kurtit, Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, ndërsa është shprehur se pret  që partitë e përfaqësuara në Kuvend të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar nga “Gazeta Plisi” si “manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere