Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek… Të fundit | Pretendim mashtrues për hantavirus në Kosovë: videoja e moderatorit lidhej… Të fundit | Osmani nuk ka thënë se ka incizime dhe transkripte të takimit mes Kurtit, V… Të fundit | Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit Të fundit | Aterimi i “Ruslan”-it në Prishtinë nuk lidhet me armatosjen në kuadër të ba… Të fundit | Përmes një fotografie të vjetër pretendohet rrejshëm se nën organizimin e R… Të fundit | Pretendim i rremë se qeveria ndau 11 milionë euro për qytetarët Të fundit | Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira
[ ARTIKULLI ]

Stefanoviq pretendon pa fakte se Kurti po ëndërron destabilizimin e Kosovës e rajonit

HIBRID

MInistri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Ushtrinë e Kosovës, duke bërë pretendime të pabaza se “këto deklarata kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës e rajonit”.

Stefanoviq, siç shkruan në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë (11 janar), paralajmërimin për destabilizim ka tentuar ta ndërlidh me deklaratat e Kurtit, të bëra gjatë vizitës së tij në Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan.

Pra, këtë pretendim për destabilizim Stefanqoviq e ndërlidh vetëm me deklaratën e Kurtit ku thotë se “Ushtria e Kosovës është ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë”.

Disa pjesë të reagimit të Ministrit serb të Mbrojtes – Nebojsha Stefanqoviq:

Deklarata e Albin Kurtit se e “ashtuquajtura ushtri e Kosovës është ëndrra e gjeneratave që dhanë jetën për liri” është një tjetër deklaratë shqetësuese që nuk mund t’i sjellë asgjë të mirë popullit serb që jeton në Kosovë e Metohi apo rajon. Ajo tregon sërish se Kurti po përgatit një destabilizim të ri dhe se rrëfimet për gatishmërinë për vazhdimin e ardhshëm të dialogut janë vetëm një gënjeshtër e larme.

Vegëza e komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë në gjuhën serbe:

https://www.mod.gov.rs/lat/18247/ministar-stefanovic-kurti-ocigledno-i-danas-sanja-samo-o-sejanju-haosa-18247


Ky reagim i Stefqnoviqit u transmetua edhe në një numër të madh të mediave serbe. Hibrid.info sjell tri shembuj nga raportimet e mediave serbe lidhur me këtë reagim (shih këtu, këtu dhe këtu).

Siç mund të shihet në paragrafin ku paraqitet deklarata e Kurtit, nuk është përmendur në asnjë rast ndonjë synim i tillë destabilizues, siç pretendon Stefaqnoviq.

Për më tepër, hibrid.info e ka analizuar të gjithë fjalimin e Kurtit të bërë dje (11 janar) para pjesëtarëve të FSK-së në bazën e këmbësorisë në Gjilan, dhe nuk ka vërejtur ndonjë deklaratë me tendencë të tillë, të pretenduar nga ministri serb i mbrojtjes.

Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan të publikuar nga KlanKosova:

https://klankosova.tv/kurti-nga-gjilani-ju-ushtria-e-kosoves-jeni-endrra-dhe-amaneti-i-brezave-nder-vite1/

Stefanoviq këtë pretendim mundohet ta ndërlidh edhe me trazirat e Marsit të vitit 2004, ku pati përplasje ndëretnike, duke aluduar se forcimi Ushtrisë së Kosovës mund ta rikthejë një situatë të tillë destabilizuese. Mirëpo, këtë pretendim të tijin Stefanoviq nuk arrin ta argumentojë me ndonjë fakt. Me këtë, Stefanoviq mundohet që përgjegjës për këto trazira t’a bëjë palën kosovare. Ky pretendim bije ndeshë me raportet e bëra për mënyrën se si filluan këto trazira (shih këtu).


Analiza:

Ministri serb i Mbrojtes, Nebojsha Stefanoviq, përmes një reagimi synon që të ngritë akuza ndaj autoriteteve kosovare për, siç është shprehur, plane për destabilizim të gjendjes së sigurisë. Ai këto akuza mundohet t’i ndërlidh në disa deklarata të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, mirëpo të cilat nuk i argumentojnë pretendimet e bëra.

Duke u bazuar në këtë trajtim të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Stefanoviq si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere