[email protected]
Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Greqi
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (7 nëntor) një artikull me titull “Tragjedi: Punëtori bllokohet në makinerinë e gurores dhe humb jetën”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues pasi nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në një gurore në Lamia mëngjesin e së martës”.

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se bëhet fjalë për ndonjë qytetarë nga Kosova apo se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/695444/tragjedi-punetori-bllokohet-ne-makinerine-e-gurores-dhe-humb-jeten/


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për një ngjarje në Lamia të Greqisë, ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi grek “Lamianow.gr” (shih këtu).


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e një personi në Greqi, por që në titull nuk sqarohet se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others