[email protected]
Pretendohet rrejshëm se Izraeli mashtron duke i grimuar ushtarët për t’i paraqitur si të plagosur në Gaza
shape
shape
shape

Faqja “Mesazhe Islame” në Facebok, e cila numëron mbi 26 mijë ndjekës, dje (23 tetor) ka publikuar një fotografi në të cilën paraqiten dy gra të veshura me rroba ushtarake, e që njëra nga to shihet duke e i krijuar ushtares tjetër plagë të rreme në fytyrë me anë të grimit.

Me anë të kësaj fotografie, faqja e lartcekur e ngrit pretendimin se gratë e paraqitura në imazh janë ushtare izraelite dhe me anë të grimit ato gënjejnë se janë të lënduara në konfliktin aktual Hamas-Izrael.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia është e realizuar në vitin 2012 gjatë ushtrimeve dhe testeve në ushtrinë izraelite.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesazhe Islame”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0F8ePaKvBKoQo6JLrd7qYmMsmcVDHnB1sA3mT8TqsnHtE7vRpyUGoeKqvPpSiicpsl&id=100063766562904


Mbishkrimi origjinal në postimin e publikuar nga faqja “Mesazhe Islame”:

[[ Nëse ka popull dredharak dhe të pa besë janë  hebrenjtë, ngjyrosen dhe dalinë në media!? Ky  është realiteti i tyre ! ]]

Kjo Photo demaskonë viktimizimin e tyre nga gjith ato vrasje makabërr që kanë bërë mbi popullin e Palestinës në Gaza!!!

(Edhe kur thanë që sulmi parë i nisur nga Hamasi ka shkaktuar 40 viktima fëmijë, për ‘ato’ viktima nuk ka asnjë fakt asnjë foto e gjitha është një manipulim si e si për të gjetura argumenta për masakrat, terrorin që vazhdojnë të bëjn mbi gra fëmij dhe pleq në Gaza)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar në ueb-faqen izraelite “Mako.co.il” me datë 21 gusht 2012. (shih këtu)

Në këtë artikull që i ishte kushtuar disa grave në ushtrinë izraelite, gjendet edhe fotografia e lartcekur.


Përshkrimi i imazhit i përkthyer në gjuhën shqipe:

Nëntetarja Neta Elbaz (20) nga Jerusalemi është instruktore e traumës në Spitalin 10 në Tsirifin. Neta udhëzon mjekët dhe ushtarët nga njësi të ndryshme për kujdesin ndaj traumave – çdo dëmtim të shkaktuar nga të shtënat me armë, mavijosje dhe rënie. Përveç kësaj, ajo përdor aftësitë e saj të mëparshme në make-up për të dekoruar kukulla simuluese dhe madje edhe ushtarë me plagë të rreme gjatë ushtrimeve dhe testeve. “Unë e dua seksionin tim, ka një atmosferë familjare këtu”, ka thënë ajo.


Analiza:

Pas verifikimit të faktevet të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se faqja “Mesazhe Islame” në Facebook ka publikuar një fotografi të vitit 2012, të cilën është munduar ta paraqesin si aktuale duke i vënë pretendim të rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësisht prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others