Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Rifat Jashari ka kërkuar të mbështetet Albin Kurti

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shfaqet Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit, komandantit dhe themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbishkrimin që paraqet një deklarim të tij, nëpërmjet të cilit pretendohet se ai kërkon mbështetje për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (22 dhjetor) nga një llogari në Facebook me emrin “Luftari Spartak”.

Cila është e vërteta?

Pas publikimit të këtij pretendimi, Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë burim kredibil që do të konfirmonte deklaratën e pretenduar.

Deri në momentin e trajtimit, kjo përmbajtje ka marrë mbi 1 mijë e 600 pëlqime, mbi 300 komente dhe mbi 200 shpërndarje.

Në bazë të përmbajtjes së komenteve mund të vlerësohet se një pjesë e audiencës mund ta marrë pretendimin si të vërtetë.


Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë llogari të Rifat Jasharit në rrjetet sociale, ku do të mund të hulumtohej dhe të verifikohej deklarata e tij (shih këtu).

Përveç kësaj, hibrid.info kontrolloi me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “rifat jashari mbështetne pra albin kurtin”, por rezultatet e kërkimit nuk shfaqën asnjë material që do të konfirmonte deklarimin e pretenduar (shih këtu).

Për të thelluar hulumtimin, hibrid.info provoi kërkimin në “Google” edhe me fjalët kyçe “rifat jashari”, duke e specifikuar kohën e përmbajtjeve të publikuara (shtatë ditët e fundit), por as në këtë rast nuk hasi në ndonjë burim që vërteton pretendimin në fjalë (shih këtu).

Një kërkim i ngjashëm me specifikim kohe të publikimit të përmbajtjeve u realizua edhe në platformën për shpërndarje të video-materialeve, “Youtube”. Edhe kërkimi në këtë platformë nuk rezultoi me përmbajtje që provojnë vërtetësinë e deklaratës (shih këtu).


Presidentja Vjosa Osmani më 20 nëntor vendosi për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalli 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fushata për këto zgjedhje ka filluar më 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor (06:59, këtu).

Analiza:

Pretendimi se Rifat Jashari ka shprehur mbështetje për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nuk është i vërtetë.

Përmbajtja ka marrë ndërveprim të konsiderueshëm në Facebook, çka tregon se ajo mund të jetë shpërndarë te një numër i madh përdoruesish. Në bazë të komenteve, vërehet se një pjesë e përdoruesve mund ta ketë marrë pretendimin si të vërtetë.

Por, pas verifikimeve, hibrid.info nuk ka gjetur burime kredibile që do ta konfirmonin këtë deklaratë, as në rrjete sociale e as në kërkime online përmes Google.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere