Të fundit | Videoja e aksidentit në Turqi publikohet si ngjarje në Skenderaj Të fundit | Farage pretendoi pasaktë se Suedia dërgon të burgosurit e huaj në Kosovë Të fundit | “Hahaganda” – humori si keqinformim Të fundit | Millanoviq nuk ka deklaruar se Kurti përballet me kundërshtarë të paguar ng… Të fundit | Pretendimet dhe narrativat manipuluese të Vuçiqit lidhur me Kosovën në inte… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se portali suedez "Samnytt" raportoi për arrestimin e… Të fundit | Titulli nuk sqaron se rritja e pensioneve me 134 euro vlen për veteranët në… Të fundit | Rishikimi i javës: Mashtrime me ballina të rreme të gazetave, deklarata të… Të fundit | Ballina e “Blic”-it për rastin e Time Kadrijajt dhe Albin Kurtit është e rr… Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se portali suedez “Samnytt” raportoi për arrestimin e fëmijëve serbë në Gazimestan

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Një opinion u paraqit rrejshëm si raportim i Samnytt për arrestimin e fëmijëve në Kosovë.

Portali në gjuhën serbe “Vaseljenska.net” ka publikuar më 10 gusht një artikull me titull “PORTALI SUEDEZ SAMNYTT: Në Kosovë arrestojnë fëmijët për tre gishta!”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve, Hibrid.info ka gjetur se përmbajtja e publikuar në portalin suedez “Samnytt.se” nuk është raportim i redaksisë së këtij portali, por një tekst i kategorisë opinion/debat, i shkruar nga autorja Tijana Ivkoviq.

Megjithatë, “Vaseljenska.net” nuk e sqaron në titull se bëhet fjalë për një tekst opinioni, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një raportim të drejtpërdrejtë të portalit suedez.


FAKTET

Hibrid.info fillimisht gjeti artikullin autentik të publikuar në portalin suedez “Samnytt.se”. Artikulli mban titullinRealiteti që hasa në Kosovë: Çfarë po ndodh me parimet e Evropës?”.

Në këtë tekst, Tijana Ivkoviq paraqet përvojën dhe këndvështrimin e saj lidhur me vizitën në Gazimestan gjatë shënimit të Vidovdanit, si dhe pretendimet e saj për mënyrën e trajtimit të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Ndër të tjera, autorja përmend ndalimin e 36 personave pas tubimit në Gazimestan, përfshirë edhe një vajzë 12-vjeçare. Sipas dëshmive të përmendura në tekst, vajza dyshohet se ishte ndaluar pasi kishte bërë shenjën e kryqit dhe kishte treguar tre gishta.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se vetë “Samnytt” e ka kategorizuar këtë përmbajtje si “Debatt” (Debat). Po ashtu, në tekst sqarohet se bëhet fjalë për një opinion dhe se qëndrimet e paraqitura janë të autores.


Rreth portalit suedez “Samnytt.se”

Sipas të dhënave të Media Bias/Fact Check (MBFC), një platformë që vlerëson mediat dhe burimet e informacionit bazuar në prirjen e tyre politike dhe në saktësinë faktike të raportimit, “Samnytt.se” ka një vlerësim të ulët sa i përket besueshmërisë së raportimit.

Në vlerësimin e tij të detajuar për “Samnytt”, MBFC thekson se përmbajtjet e këtij portali janë karakterizuar nga përdorimi i burimeve të dobëta, pretendime të pasakta, përmbajtje të njëanshme dhe raste të promovimit të pseudoshkencës.

Në përgjithësi, ne e vlerësojmë Samnytt si të anshëm ndaj të djathtës ekstreme për shkak të përputhjes së tij me një perspektivë populiste të krahut të djathtë. Vërtetësia e tij vlerësohet si e dyshimtë për shkak të zgjedhjeve selektive të historive, mbështetjes në rrëfime sensacionale mbi perspektiva të balancuara, pretendimeve të rreme dhe promovimit të pseudoshkencës”, thuhet në vlerësimin e MBFC-së.


Analiza

Portali serb “Vaseljenska.net” ka paraqitur pa saktë si raportim të portalit suedez “Samnytt” një tekst që në fakt është opinion i autores Tijana Ivkoviq, pa e bërë të qartë këtë në titull.

Në tekst trajtohen pretendime për ndalimin e 36 personave në Gazimestan, përfshirë një vajzë 12-vjeçare, si dhe çështje që lidhen me trajtimin e serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, sipas Media Bias/Fact Check (MBFC), “Samnytt” është një portal me prirje të djathtë ekstreme dhe me vlerësim të ulët për saktësinë faktike, ndërsa klasifikohet si burim i diskutueshëm për shkak të përdorimit të burimeve të dobëta, narrativave sensacionale dhe pretendimeve të pasakta.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “Vaseljenska.net” si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere