Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenve endacakë në Fushë Kosovë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se imazhi nuk është real, por i gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Faqja në Facebook “Fushë Kosova News” ka publikuar një imazh në të cilën shihen dy persona pranë një automjeti duke nxjerrë një kafaz të mbushur me qen.

Këtij imazhi i është vënë përshkrimi “Kjo fotografi tregon një proces shqetësues që po ndodh në heshtje. Qen të rrugës po mblidhen në komuna të tjera dhe po sillen në Fushë Kosovë”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se imazhi nuk është real, por i gjeneruar përmes inteligjencës artificiale (IA).


Elementi i parë që e bën të dyshimtë foton është targa e automjetit. Në imazh shihet një targë me shenjën “KS”, ndërsa në realitet targat zyrtare në Kosovë nuk përdorin këtë format.

Si janë targat në Kosovë?

Targat standarde të Republikës së Kosovës kanë dy shifra (p.sh. 01, 02, 03…) që tregojnë regjionin, stemën shtetërore të Kosovës në mes dhe tre shifra + dy shkronja (p.sh. 123-AB) (këtu).

Një tjetër element që e bën foton të dyshimtë është prania e logos së “Gemini” në anën e djathtë të imazhit. Kjo shenjë zakonisht lidhet me platformën e inteligjencës artificiale “Google Gemini” dhe shpesh shfaqet në përmbajtje të gjeneruara apo të përpunuara me IA.


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se përmbajtja është e gjeneruar me IA, hibrid.info ka përdorur platformën për detektimin e imazheve e videove “hivemoderation.com”.

Rezultatet shfaqin se kjo përmbajtje u gjenerua me IA, konkretisht me platformën e inteligjencës artificiale “Gemini” me një probabilitet prej 99.9%.


Deri në shkrimin e këtij artikulli, përmbajtja e publikuar nga “Fushë Kosova – News” ka grumbulluar 99 reagime e 38 komente. Shumica e komentuesve vërehet se këtë përmbajtje e kanë marrë si të vërtetë (shih këtu).


Analiza

Përmes një imazhi që pretendohet se paraqet transportimin e qenve endacakë në Fushë Kosovë, rezulton të mos jetë autentik. Verifikimi i fakteve vërtetoi se imazhi është i gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Dy elemente kryesore që e bëjnë përmbajtjen të dyshimtë janë: targa e automjetit me shenjën “KS”, që nuk përputhet me formatin zyrtar të targave në Kosovë, si dhe prania e logos së “Gemini”, e lidhur me mjete të inteligjencës artificiale (Google Gemini).

Analiza përmes një platforme për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara konfirmoi se imazhi është krijuar me IA, me një probabilitet prej 99.9%.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere