Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më 19 dhe 20 shtator

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk është gjetur konfirmim zyrtar apo burim kredibil për lirimin e Thaçit dhe ftesën e pretenduar nga Trumpi për vizitë në SHBA.

Përmes një përmbajtjeje të publikuar në Facebook pretendohet se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të lirohet nga paraburgimi në Hagë më 16 shtator dhe se, më 19 dhe 20 shtator, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me ftesë të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Përmbajtja u publikua më 31 gusht 2026 nga faqja “Universal” në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Nuk ka fakte apo burime të besueshme që e mbështesin pretendimin se Thaçi pritet të vizitojë SHBA-të më 19 dhe 20 shtator, me ftesë të Presidentit amerikan, Donald Trump.


Kërkimi në Google nuk ka nxjerrë rezultate nga media kredibile apo burime të besueshme që raportojnë për një vizitë të tillë të Thaçit në SHBA me ftesë të Presidentit Trump (shih këtu).

Po ashtu, nuk është gjetur ndonjë njoftim për këtë vizitë në kanalet zyrtare të administratës amerikane, përfshirë seksionin “White House – Briefings & Statements”, ku publikohen deklaratat dhe njoftimet zyrtare të administratës amerikane.


Kërkimi online tregon se kjo përmbajtje është publikuar vetëm nga faqja “Universal” në Facebook, pa u mbështetur nga ndonjë burim tjetër kredibil.

Deri në shkrimin e këtij artikulli, përmbajtja e publikuar nga “Universal” ka grumbulluar 313 reagime, 39 komente dhe 92 shpërndarje (shih fotografinë më poshtë).


Ndërkaq, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se më 16 shtator 2026 do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së (shih këtu).


Transparenca e faqes “Universal” në Facebook

Faqja “Universal” në platformën Facebook ka mbi 64 mijë ndjekës. Sipas të dhënave të transparencës, faqja është krijuar më 3 mars 2019, menaxhohet nga Kosova dhe ka 9 administratorë (shih këtu).


Analiza

Përmes një përmbajtjeje të publikuar në Facebook pretendohet se Thaçi pritet të lirohet nga paraburgimi në Hagë më 16 shtator dhe se më 19 dhe 20 shtator do të vizitojë SHBA-në me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, nuk janë gjetur fakte apo burime kredibile që e mbështesin pretendimin për vizitën e Thaçit në SHBA. Kërkimi në media dhe në kanalet zyrtare të administratës amerikane, përfshirë faqen e Shtëpisë së Bardhë, nuk shfaq ndonjë njoftim për një ftesë apo vizitë të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere