[email protected]
Publikohen të dhëna të vitit 2020 rreth numrit të të vdekurve dhe infektuarve me Covid-19, me pretendimin të paraqiten si aktuale
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (16 janar) një artikull me titull “6 të vdekur në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet kufizimi i lëvizjes”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për numrin e personave të vdekur brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, është i vjetër, i publikuar në vitin 2020, dhe nuk përkon me gjendjen aktuale të janarit 2024 kur është botuar.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

https://archive.is/zKPnH#selection-3081.0-3081.80


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (13 korrik 2020) nga mediumi “A2Neës.com” (shih këtu), i cili citohet nëpërmbajtën e publikuar nga “Kosovapost.net”.

Në këtë artikull jepen të dhëna të datës 13 korrik 2020 rreth numrit të vdekjeve dhe të infektuarve me Covid-19.


Analiza:

Hibrid.info ka vërtetuar se portali “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull të vitit 2020 që përmban të dhëna rreth numrit të të vdekurve dhe infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, të cilin e ka paraqitur si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “Kosovapost.net” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others