Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër dhe i pavërtetë që pretendon se Thaçi do të lirohet nga Specialja

HIBRID

Artikulli me titull “Hashim Thaçi javën e ardhshme kthehet në Kosovë me këtë kusht” është publikuar dje (25 maj) nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i cili u publikua më 11 nëntor të vitit 2020, nga portali në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut – “lajmpress.org”.

E thirrur në burimet e saja, mediumi online “lajmpress.org” kishte pretenduar se

“Thaçi do të kthehet në Kosovë brenda 10 ditëve ose dy javëve. Ndoshta deri në fund të javës së ardhshme ai do të kthehet në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë në arrest shtëpiak, kurse në Hagë do të udhëtojë varësisht prej zhvillimit seancave gjyqësore”, kanë thënë këto burime, duke insistuar të mbeten anonime”.

Megjithatë, ky lajm, me kalimin e kohë u vërtetua se ishte i pavërtetë. Të njëjtin e ka publikuar portali i dyshimtë “specialja.com” duke u munduar ta paraqesë si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Burime të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) njoftojnë për gazetën Lajm nga Shkupi se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së shpejti do të kthehet në Kosovë. Sipas tyre, kthimi nuk do të thotë përfundim të pro cesit gjy qësor ndaj tij para Gjykatës Speciale në Hagë.

Thaçi do të kthehet në Kosovë brenda 10 ditëve ose dy javëve. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/25/perhajr-hashim-thaci-javen-e-ardhshme-kthehet-ne-kosove-me-kete-kusht/?fbclid=IëAR2dbF5PPM8jtTaL9PY9-qNqëëK_UROzvLPiE142tPiSjgHnNr-ezfm86V4

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit autentik të publikuar në nëntor të vitit 2020 nga portali “lajmpress.org”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

I njëjti artikull është publikuar në nëntor të vitit të kaluar nga portali “lajmpress.org”, i cili është thirrur në burimet e tij. Por, pavarësisht kësaj ky lajm doli të jetë i pavërtetë pasi ish-presidenti Thaçi nuk u lirua në arrest shtëpiak. Hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi: Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere