[email protected]
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja në Plemetin është bërë si kërcënim për dëbim të serbëve
shape
shape
shape

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka publikuar dje (15 janar) një komunikatë lidhur me plaçkitjen në shtëpinë e familjes së Miodrag Kostiqit në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Lidhur me këtë rast, ky institucion ka deklaruar se veprimi është kryer si “praktikë e frikësimit të serbëveqë nga ardhja e Kurtit në pushtet, me qëllim të kërcënimit të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ende nuk dihet se kush janë kryerësit e kësaj veprës dhe me çfarë qëllimi.


Vegëza e komunikatës së publikuar në ueb faqen e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë “kim.gov.rs”:

https://www.facebook.com/KancelarijazaKiM/posts/pfbid028f7qNU8MFzwuQ5WJEaDXmmx9fs7A2J8mYYDHNHkwv9avP64MTQhJGJSZUjJ4ku8fl


Pjesë nga komunikata e publikuar nga kjo zyrë, e përkthyer në shqip:

Shtëpia e familjes së Miodrag Kostiqit nga Plemetini  ishte shënjestër e grabitësve gjatë fundjavës, të cilët plaçkitën garazhin e tij ku mbante mjete të vlefshme, gjë që shkaktoi një ankth të madh si për të, ashtu edhe për fqinjët e tij në këtë fshat, të cilët me të drejtë kanë frikë për sigurinë e tyre dhe pronës, sepse në këtë mënyrë rrezikohet ekzistenca e tyre.

Ky sulm vazhdon me një sërë sulmesh në pronat e serbëve dhe Kishës Ortodokse serbe këtë vit, sepse vetëm pak ditë më parë u grabitën dy shtëpi të të kthyerve në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut, ndërsa dje edhe një kishë në fshatinZupçë, ku sërish kërcënohen serbët që duan të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe të vizitojnë faltoret e tyre në territorin e Kosovës.


Kjo komunikatë ka zënë vend edhe në mediat në gjuhën serbe, e cila interpretohet nga to si “terror ndaj serbëve në Kosovë”. (këtu)

Zyra për Kosovën nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet me qëllim të frikësimit të serbëve me synim dëbimin e tyre nga vendbanimet.

Duke u bazuar vetëm në këtë plaçkitje, të cilin nuk dihet se kush e ka kryer dhe me çfarë qëllimi, kjo zyre ka krijuar një teori të pa bazuar në asnjë fakt se “veprimi është kryer si praktikë e frikësimit të serbëveqë nga ardhja e Kurtit në pushtet, me qëllim të kërcënimit të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”.

Pretendime të tilla të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (këtukëtukëtukëtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se plaçkitja në shtëpinë e familjes së Miodrag Kostiqit në fshatin Plemetin të Obiliqit, është bërë “me qëllim të frikësimit të serbëve me synim dëbimin e tyre nga vendbanimet”.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others