Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mos klikoni në vegëzën e këtij mesazhi në WhatsApp që pretendon të jetë nga Facebook, është mashtrim

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh në aplikacionin për komunikim “WhatsApp” po u dërgohet qytetarëve të Kosovës, me pretendimin se vjen nga Facebook/META.

Në këtë SMS pretendohet se përdoruesi i ka shkelur standardet e komunitetit të Facebook, dhe bëhet thirrje të klikohet në një vegëz.

Ky njoftim në formë mesazhi është i shkruar në gjuhën shqipe.

Çka gjeti hibrid.info?

Vegëza e ofruar në përmbajtje është e dyshimtë dhe nuk vjen nga META/Facebook. Po ashtu, numri që ka dërguar këtë SMS ka prefiksin e Vietnamit.


Hibrid.info ka vërtetuar se pasi të klikohet vegëza e ofruar në përmbajtje, tregohet se e njëjta është e dyshimtë. (shih këtu)

Fakt tjetër që ky mesazh elektronik nuk është dërguar nga Facebook, e tregon edhe numri që shfaqet në SMS. Ky numër telefoni ka prefiksin +84, e që pas hulumtimit hibrid.info ka vërtetuar se i njëjti i takon Vietnamit. (shih këtu)

Facebook ka bërë thirrje në lidhje me këto njoftime të rreme, duke sqaruar se nuk duhet t’u besohet këtyre mesazheve elektronike. (shih këtu)

Ju mund t’i besoni një mesazhi nëse adresa përfundon me:

  • facebookmail.com (duke përfshirë priority.facebookmail.com )
  • facebook.com (duke përfshirë support.facebook.com dhe developers.facebook.com )
  • fb.com
  • metamail.com
  • meta.com

Analiza:

Një mesazh elektronik (SMS) iu është dërguar qytetarëve në WhatsApp, i cili është në gjuhën shqipe dhe pretendon të jetë nga Facebook/META.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se i njëjti nuk është dërguar nga Facebook dhe përmban një vegëz (link) të dyshimtë.

Gjithashtu, numri që ka dërguar këtë SMS ka prefiksin e Vietnamit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere