Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Video e realizuar në Sudan, paraqitet si e konfliktit aktual Hamas-Izrael

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar dje (23 tetor) një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin bombardimet e një rezervuari uji, afër të cilit shihen disa fëmijë.

Duke u bazuar në postimet që kjo faqe bën gjatë ditëve të fundit, lë të nënkuptohet se e njëjta ka pretenduar se në video shfaqen bombardimet nga Izraeli, duke gjuajtur në fëmijë palestinezë afër një rezervuari uji.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video është realizuar në Sudan dhe paraqet pamjet e një sulmi me dron nga ushtria sudaneze kundër Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=6765015193566578

Mbishkrimi origjinal i video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

Çfarë do të thotë të qëlloni fëmijët që mblidhen në një rezervuar uji për të marrë ujë të pijshëm? Në cilin ligj të luftës dhe njerëzimit përshtatet kjo? Nëse këta fëmijë do të ishin perëndimorë, bota do të tronditej.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar nga ueb-faqja sudaneze “Sudanakhbar.com”, në artikullin e së cilës qartësohet se pamjet dokumentojnë një dron të ushtrisë sudaneze që synonte një cisternë karburanti që i përkiste Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në kryeqytetin, Khartoum. (shih këtu)

Analiza:

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar një video-material të realizuar në Sudan, me pretendimin e rremë se pamjet janë nga konflikti aktual Hamas-Izrael.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere