Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet thirrje e rreme për donacion lidhur me shërimin e një fëmije

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në gjuhën shqipe në Facebook po bëhet thirrje për ndihmë financiare për shërimin e një fëmijë me emrin Aleks.

Ky postim u publikua në Facebook nga faqja “Aleks – Gjithmonë i Fortë”. Në këtë postim u publikua edhe video e një fëmije.

Në përshkrimin e kësaj përmbajtje jepet edhe një vegëz, përmes së cilës ofrohet mundësia për të dhuruar para.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është mashtrim.

Në vegëzën e ofruar në përmbajtje nuk jepen të dhëna për fëmijën e as për llojin e sëmundjes që ai pretendohet të ketë. Përveç kësaj, edhe vegëza (link) e ofruar del të jetë e dyshimtë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Aleks – Gjithmonë i Fortë”:

https://www.facebook.com/61563000150862/videos/2647769528730067/?mibextid=oFDknk&rdid=wPAXPNtEUqsu6SNk


Hibrid.info ka arritur të gjejë të njëjtin pretendim edhe në gjuhën serbe dhe frënge. (shih këtu)

Në vegëzën e ofruar që mundëson transferimin e parave, thuhet se deri tani janë mbledhur mbi 200 mijë euro, e që shuma e kërkuar shfaq shifrën mbi 500 mijë euro. (shih këtu)

Duke shkuar edhe më tej, hibrid.info ka klikuar në opsionin për të transferuar para, e që është shfaqur edhe mundësia për t’i ofruar të dhënat personale si emri, mbiemri, email dhe numri i xhirollogarisë. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info përmes platformës online për verifikim të ueb-faqeve “ScamAdviser.com”, ka vërtetuar se vegëza e ofruar në postimin e lartcekur u identifikua si e dyshimtë. (shih këtu)

“ScamAdviser.com” tregon se lidhur me këtë ueb-faqe janë gjetur komente negative.

Duke kërkuar edhe më tutje rreth kësaj ueb-faqe (give.shtibelgur.com), hibrid.info gjeti se për të ishte diskutuar edhe në rrjetin e komuniteteve “Reddit.com”, ku përdoruesit kishin treguar përvojat e tyre rreth kësaj ueb-faqe, që e cilësonin si “mashtrim”. (shih këtu)


Analiza:

Duke përdorur videon e një fëmije, u pretendua rrejshëm se i njëjti vuan nga një sëmundje dhe se është hapur donacion për të dhuruar para për shërimin e tij.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të gjejë se i njëjti pretendim përveç në shqip po qarkullon online edhe në gjuhën serbe e frënge.

Gjithashtu, vegëza e ofruar për mundësinë e transferimit të parave, del të jetë e dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere