Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim të ri që mundëson tërheqje të parave nga kursimet në Trust

HIBRID

Portali “Abcnews-rks.com” me datë 29 tetor 2021 ka publikuar një artikull me pretendimin se në Qeveria e Kosovës është duke përgatitur pako financiare, të cilën në muajin dhjetor do ta propozojë për t’u mundësuar qytetarëve që të tërheqin 20% ose 30% nga Trusti.

Mirëpo, ky pretendim i bërë përmes këtij artikulli, ka dal të jetë i pavërtetë. Nga hulumtimi bërë në hibrid.info, është parë se ajo që aludohet në këtë artikull, nuk është realizuar. Pra Qeveria e Kosovës, nuk ka aprovuar një pako të re financiar gjatë muajit dhjetor të këtij, në të cilën përfshihet edhe tërheqja e 20 apo 30 përqind nga fondet pensionale nga Trusti.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Abcnews-rks.com”:

SUPER LAJM: NË MUAJIN DHJETOR PAKO FINANCIARE NGATRUSTI PENSIONAL 20 – 30%

Sipas një burimi të besueshëm mbrenda kabinetit të Kryeministrit Kurti, Qeveria e Kosovës është duke përgaditur pako financiare që t’iu dilet në ndihmë qytetarëve të Kosovës me qëllim të përballimit t’rritjes së çmimeve.

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti, duke pare situatën që do të rëndohet edhe më shumë, është duke shqyrtuar mundësinë, që përmes Trustit Pensional të Kosovës, t’iu mundësoj qytetarëve të tërheqin një sasi të hollave që i kanë të grumbulluara në këtë fond.

Sipas burimit që kemi mbrenda kabinetit të Kryeministrit Kurti, po thuaj kjo qështje është e mbyllur, por vetëm ështu duke u diskutuar shuma që  do të tërhiqet ku është propozuar shuma 20 ose 30%.

E gjithë kjo mbetet të shifet gjatë muajit dhjetor të këtij viti, kur edhe është planifikuar të miratohet kjo pako financiare.

Vegëza e artikullit të publikuar më 29 tetor 2021 nga portali “Abcnews-rks.com”:

https://abcnews-rks.com/super-lajm-ne-muajin-dhjetor-pako-financiare-ngatrusti-pensional-20-30/

Në mbledhjen e mbajtur më 24 dhjetor, e cila pritet të jetë e fundit për këtë vit, nuk është diskutuar rreth çështjes së mundësisë së tërheqjes së parave nga Trusti, që pretendohet nga ky portal i cili është thirrur në disa burime të veta brenda Qeverisë.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e mbledhjes së 51-të të Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 24 dhjetor 2021.

https://kryeministri.rks-gov.net/mbledhja-e-51-te-e-qeverise/?fbclid=IwAR3Uu8Iye-Ey1pyv-q50t1XeMqGt3UklS6lnFEOnyajdAIMayIEo0jS7Yzk

Analiza:

Pretendimi i bërë nga portali “Abcneës-rks.com” del të jetë jo i saktë, duke bazuar në faktin se  Qeveria e Kosovës, në asnjë nivel, nuk ka propozuar diçka të tillë, gjatë muajit dhjetor të këtij viti. Edhe në mbledhjen e mbajtur më 24 dhjetor, e cila pritet të jetë e fundit për këtë vit, nuk është diskutuar rreth mundësisë së tërheqjes së parave nga Trusti.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.


Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere