Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri
[ ARTIKULLI ]

Publikohet video me pretendimin e rremë se paraqet zërin e Gjyljeta Ukellës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Llogaria në TikTok me emrin “fastnewskosovo” ka publikuar dje (16 prill) një video-material shkëputur nga një emision që shfaqej në televizionin “Klan Kosova”, ku në bazë të përshkrimit të shfaqur në video, kuptohet se në emision po bëhej thirrje të dhurohej para për në Shqipëri pas dëmeve që kishte shkaktuar tërmeti në nëntor të vitit 2019.

Videoja shfaq momentin ku dëgjohet një qytetare e prezantuar me emrin Gjyljeta, e cila lajmërohet me anë të telefonit dhe dhuron një shumë prej 50 eurosh.

Mbishkrimi i vendosur në video-materialin e publikuar në TikTok, pretendon se bëhet fjalë për Gjyljeta Ukellën, gruaja e cila po dyshohet të jetë vrarë dje nga bashkëshorti i saj.

Por, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se gruaja, e cila dëgjohet në telefonatë dhe viktima tashmë e ndjerë, nuk janë i njëjti person.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “fastnewskosovo” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@fastnewskosovo/video/7358374642517642501

Videoja në fjalë, deri në momentin e trajtimit numëron afër 600 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


 Videoja në fjalë me të njëjtin pretendim, është gjetur e publikuar edhe në Facebook nga faqja, “Kaçaniku ME Rrethinë” (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur një tjetër video-material të publikuar më 27 nëntor të vitit 2019, ku tregohet më shumë për gruan që kishte kontribuuar, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri (shih këtu).

Nga ajo që tregohet në këtë material, është gjetur se bëhet fjalë për Gjyljeta Devollin, për të cilën hibrid.info ka gjetur edhe artikull të publikuar nga portali i “Klan Kosova”, ku tregohet edhe më shumë mbi identitetin e gruas e cila dëgjohet në audion e telefonatës së shfaqur në videon më lartë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se zëri i një gruaje që dëgjohet teksa dhuron 50 euro, është i Gjyljeta Ukellës, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur identitetin e gruas në fjalë dhe ka vërtetuar se bëhet fjalë për Gjyljeta Devollin, një grua e cila vuante nga kanceri dhe ishte lajmëruar për të kontribuuar pas dëmeve që kishte shkaktuar tërmeti në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere