Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e përshkruan vendndodhjen e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Artikulli me titull “Vriten tri motra, arrestohet një 20-vjeçar” është publikuar më 4 shtator nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një adoleshente dhe dy motrat e saj më të vogla janë vrarë pas një incidenti të dhunshëm në një shtëpi në Dublin”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një adoleshente dhe dy motrat e saj më të vogla janë vrarë pas një incidenti të dhunshëm në një shtëpi në Dublin.

Oficerët e policisë u thirrën në një pronë në zonën Tallaght të qytetit rreth orës 12:30 të së dielës.

Dy fëmijë dhe një adoleshente u dërguan me ambulancë në Children’s Health Ireland (CHI) në Crumlin, por të tre u shpallën të vdekur më vonë, shkruan Indepedent.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/639821/vriten-tri-motra-arrestohet-nje-20-vjecar/?fbclid=IwAR3TyCoYIYUTjiDIFpnbLOz8ES4fhjzhw8qZ_gjc6UBqNSTNWeDwoaMa-Nc


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet janë vrarë tri motra. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Dublin, kryeqytet i Republikës së Irlandës.

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në shtetin tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere