Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Hoxhaj nuk ka thënë se “Kurti ka me e shit Kosovën”

HIBRID

Artikulli me titull “Hoxhaj i reagon ashpër Kurtit:Ti nuk je i aftë për negociata, ki me shit Kosovën!”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “todaykhobor.com”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur që titulli i këtij lajmi është i ndryshuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Hoxhaj në statusin e tij në Facebok ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar. Por, i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, asnjëherë nuk tha se “Kurti nuk është i aftë për negociata, ka me e shitë Kosovën”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaykhobor.com”:

https://todaykhobor.com/healthy/hoxhaj-i-reagon-ashper-kurtitti-nuk-je-i-afte-per-negociata-ki-me-shit-kosoven/?fbclid=IwAR3mFLbFeqzBawS6wCKQInXOEDtGuzdLKIyL9CR9o9PhkcGzV4E37yhS4dM
https://todaykhobor.com/healthy/hoxhaj-i-reagon-ashper-kurtitti-nuk-je-i-afte-per-negociata-ki-me-shit-kosoven/?fbclid=IwAR3mFLbFeqzBawS6wCKQInXOEDtGuzdLKIyL9CR9o9PhkcGzV4E37yhS4dM

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Më poshtë mund të gjeni vegëzat me artikullin e publikuar në disa portale, të cilat e paraqesin si duhet reagimin e Hoxhajt.

https://klankosova.tv/hoxhaj-i-reagon-ashper-kurtit-nga-jo-negociata-vetevendosje-nisi-bisedimet-per-autonomi-per-serbet-ne-kosove-1/


Statusi i Enver Hoxhajt në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Vegëza e statusit të Hoxhajt në Facebook:

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3445500118885049


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaykhobor.com” ka përdorur një status të të parit të PDK-së, i cili në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se “me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi”.

Por, ky portal i ka vënë titull të sajuar këtij artikulli, duke pretenduar rrejshëm se Hoxhaj ka thënë se “Kurti nuk është i aftë për negociata, ka me e shitë Kosovën”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere