Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Qeveria nuk ka propozuar ende masa për uljen e çmimit të karburanteve

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka propozuar masa për uljen e çmimit të derivateve të naftës.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje bëhet e ditur se kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës.

Pra, nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës ka propozuar masa për uljen e çmimit të derivateve të naftës, siç është pretenduar rrejshëm në titullin e këtij artikulli të publikuar nga portali i dyshimtë “news31post.com”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

Propozohen Masa nga Qeveria per UIjen e Cmimit te Derivateve te NAF’TES!

Kr’ yetari i AIe’ ancës Kosov’ are të Bi’ zneseve (AKB), Agim Shahini në një inter’ vistë për Ekonomia OnIine i ka prop’ ozuar Qeve’ risë që deri në fund të verës të susp’. endojë ak’ cizën për deri’. vatet e naf’tës.

Sipas tij, kjo do të ndikonte që një Iitër të shitet më shumë se 35 cent më Iirë.

Ai thotë se ka kë’ rkuar që m ‘azha për import dhe shit’ je të deri’. vateve të naf’tës të jetë së paku 2% për kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/7729/?fbclid=IwAR0p42hpkRhYG7Ll698L3BjMJM-5fvN3ljJerKn549eLwv3L6DrniyzcQTo

Artikulli me titull të sajuar është shpërndarë edhe nga faqja “Express Gazeta” në Facebook, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në mediumin online “EkonomiaOnline.net”, në të cilën gjendet intervista e kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i cili i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me propozimin e kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, i cili i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës, e që sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka marrë masa për uljen e çmimit të derivateve të naftës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere