[email protected]
Ri-publikohet deklarata e rreme se Naim Abazi është shprehur kundër ezanit
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “Albagraph7” ka shpërndarë sot (6 tetor) një artikull me titull “Naim Abazi: Ezani I Xhamive Po Me Pengon Shume,Duhet Ta Ndalim Ne Jemi Nje Shtet Europian Bre Popull dhe..

Pra në bazë të këtij titulli kuptohet se këngëtari Abazi është deklaruar kundër ezanit.

Por që pas verifikimit të fakteve nga “hibrid.info” është kuptuar se përmbajtja e artikullit tregon deklaratë krejt të ndryshme nga ajo çfarë pretendohet në artikullin e publikuar nga faqja “Albagraph7”.

Hibrid.info vlerëson se arsyeja e trajtimit të këtij artikull është bërë për shkak të nivelit relativisht të lartë të interaksionit në median sociale Facebook për këtë postim.


Vegëza e artikullit të shpërndarë në faqen në Facebook “Albagraph”:

https://www.facebook.com/albagraph7/posts/pfbid02hZwm7PRZjNaXo5AjNyzCFThZv3cowr4WfT4M9xgE8VuYxrNazsszwdydHY756k3dl


Artikulli i shpërndarë në Facebook nga faqja “Albagraph” është publikuar më 26 korrik nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “viraln32.com”. (shih këtu)


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “viraln32.com”:

Mirëpo ajo që ra në vesh të të gjithëve ishte deklarata e tij për Halil Kastratin ku thotë:“Nëse unë i këndoj hoxhës në ditëlindje pa pare dhe ajo që u përfol se Halil Kastrati ndërton shtëpi ndërsa unë dhe Mihrija festojmë ditëlindjen bashk me kreun e BFI-së në Maqedoni është ska ndaloze, Halili ndërton shtëpi me para të njerëzve që ja dhurojnë ndërsa unë ndihmoj me parat që i fitoj vetë” ka thënë mes tjerash Naim Abazi në intervistën për Mirage.


Pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur artikuj real të një interviste të vjetër të Naim Abazit, nga edhe është marrë deklarata e Abazit, nëpërmjet së cilës është ndërtuar artikulli i portalit të dyshimtë. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info edhe më herët kishte trajtuar pretendimin e njëjtë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja në Facebook me emrin “Albagraph7” ka shpërndarë një pretendim të rremë ku thuhet se këngëtari Naim Abazi është deklaruar kundër ezanit.

Një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjë nga mediat kredibile .

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others