Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Naim Abazi nuk është deklaruar kundër ezanit

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viraln32.com” ka publikuar një artikull me pretendimin e rremë se këngëtari Naim Abazi është shprehur kundër ezanit.

Pas verifikimit të fakteve, në përmbajtje të këtij artikulli paraqitet një deklaratë krejtësisht ndryshe nga ajo që pretendohet përmes titullit. Pra, Abazi në asnjë rast nuk është deklaruar në lidhje me këtë çështje.

Hibrid.info ka vlerësuar se një lajm i tillë nuk është me potencial të krijimit të ndonjë impakti të lartë shoqëror, megjithatë, arsyeja e trajtimit të tij është bërë për shkak të nivelit të lartë të interaksionit në median sociale Facebook për këtë postim.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “viraln32.com”:

http://viraln32.com/naim-abazi-ezani-i-xhamive-po-me-pengon-shumeduhet-ta-ndalim-ne-jemi-nje-shtet-europian-bre-popull-dhe/?fbclid=IwAR1p9bomNPVxsmBZ6dgV9kWNAbddoE2UNLSj220kP6cCUU4nDu2LavgCKGk


Artikulli i njëjtë është shpërndarë në Facebook nga faqet “Lajme IN” dhe “Albagraph7” (shih këtu dhe këtu).

Në këto faqe, shihet se postimi ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh.


Në përmbajtje të artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “viraln32.com” gjendet një intervistë e vjetër (2019), atëkohë kur Abazi ishte sqaruar rreth një deklarate të bërë për drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “viraln32.com”:

Mirëpo ajo që ra në vesh të të gjithëve ishte deklarata e tij për Halil Kastratin ku thotë:“Nëse unë i këndoj hoxhës në ditëlindje pa pare dhe ajo që u përfol se Halil Kastrati ndërton shtëpi ndërsa unë dhe Mihrija festojmë ditëlindjen bashk me kreun e BFI-së në Maqedoni është ska ndaloze, Halili ndërton shtëpi me para të njerëzve që ja dhurojnë ndërsa unë ndihmoj me parat që i fitoj vetë” ka thënë mes tjerash Naim Abazi në intervistën për Mirage.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (shkurt 2019) në disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali i dyshimtë “viraln32.com” ka pretenduar rrejshëm se këngëtari Naim Abazi është deklaruar kundër ezanit.

Një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjë medium kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere