[email protected]
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja në Bërnicë të Poshtme është bërë me qëllim të dëbimit të serbëve
shape
shape
shape

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka publikuar më 21 janar një komunikatë lidhur me plaçkitjen e dy shtëpive të familjeve serbe në fshatin Bërnicë e Poshtme, afër Prishtinës.

Për rastin e plaçkitjes, ky institucion është deklaruar se veprimi është kryer me “qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk dihet qëllimi dhe kryesit e veprës.


Vegëza e komunikatës së publikuar në ueb faqen e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë “kim.gov.rs”:

https://www.kim.gov.rs/v5434.php

Pjesë nga komunikata e publikuar nga kjo zyrë, e përkthyer në shqip:

Seria e sulmeve dhe plaçkitjeve të shtëpive serbe në zonat në jug të Ibrit vazhdoi me një bastisje të re në dy shtëpi të familjeve serbe në fshatin Bërrnicë e Poshtme, afër Prishtinës.

Në vitet pas nesh, pothuajse nuk ka shtëpi serbe që të mos ketë qenë në shënjestër të ekstremistëve, dhe grabitja kërcënon ekzistencën e serbëve në njërën anë, dhe në anën tjetër sigurinë e tyre, si sfida më e madhe që ka populli ynë në Kosovë.

Me lëvizjet e tyre (strukturat politike në Prishtinë) të përditshme antiserbe stimulojnë sulmin ndaj pronës serbe dhe popullit serb, të cilit i bëjnë caqe legjitime, me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore.


Kjo komunikatë ka zënë vend edhe në mediat në gjuhën serbe, e cila interpretohet nga to si “ekzistenca dhe siguria e serbëve në Kosovë është e kërcënuar” dhe “thuajse asnjë shtëpi serbe që nuk ka mbeturpa u shenjëstruar nga ekstremistët”. (këtu, këtu)


Zyra për Kosovën nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet me qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Duke u bazuar në këtë plaçkitje dhe dy të tjera të ndodhura në Lubozhdë të Istogut dhe Plemetin të Obliqit, kjo zyre ka krijuar një teori të pa bazuar në asnjë fakt se “pothuajse nuk ka shtëpi serbe që të mos jetë në shënjestër të ekstremistëve”. (këtu, këtu)

Përderisa për rastin e fundit nuk dihen qëllimi dhe kryesit e veprës,  për rastet e mëparshme Policia e Kosovës e ka konfirmuar për media se të dy rastet janë paraqitur në polici më 17 janar.

Për rastin në Lubozhdë të Istogut, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Pejës, kanë bërë të ditur se “nuk janë parë dëmtime të mëdha ose që janë shkaktuar nga faktori njeri”. (këtu)

Ndërsa, sa i përket rastit të vjedhjes në Plemetin të Obiliqit, Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të thotë se kush janë të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre penale pasi që ende askush nuk është arrestuar për rastin. (këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se plaçkitja e dy shtëpive të familjeve serbe në fshatin Bërnicë e Poshtme afër Prishtinës është bërë me “qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre”.

Për me tepër, për ndërlidhjen e kësaj plaçkitjeje me ato të ndodhura në Lubozhdë dhe Plemetin si vazhdimësi, kemi konfirmime nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Pejës.  Për rastin në Lubozhdë Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se nuk ka bazë që është kryer nga dora e njeriut, ndërsa për rastin në Plemetin Policia është deklaruar se nuk dihen kryesit e veprës.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme

Share With Others

Translate »